Anija Vlora mbërrin nga Durrësi, pothuajse ka mbaruar karburantin, përpiqet të ankorohet në Brindisi por leja i refuzohet.

Anija shkon drejt Barit. Në anije ka edhe njerëz të armatosur, përveç emigrantëve në arrati nga regjimi 45 vjeçar komunist, tashmë i mbaruar. Në bord ka dhe shumë nëna me fëmijë.

Komandanti i anijes Halim Milaqui i tregoi gazetarit të Panoramës Antonia Padalino që anija e tij kishte ardhur nga Kuba, plot me sheqer, dhe nuk kishte përfunduar ende shkarkimi, kur u afrua një lumë me njerëz.

Atëherë ai dha urdhër që anija të niset, por disa persona kishin arritur të hipnin në anije dhe me armë në dorë e kërcënojnë të kthehet pas dhe të marrë të gjithë njerëzit. Të gjitha sa ishin, brenda në anije.

Sa veta kishte brenda në anije?

Gazetat italiane të datës 9 gusht 1991 flasin për 11 mijë shqiptarë, por në lajmet e darkës jepet shifra prej 20 mijë shqiptarësh. Por e vetmja gjë e sigurtë është lumi i jashëtzakonshëm i shqiptarëve.

Fotografitë e Luca Turit dhe Vittorio Arcierit tregojnë se si njerëzit, burra e gra, hidhen në det.

Në orën 11:30 të mëngjesit, emigrantët fillojnë të kërkojnë ujë e bukë. Policia i drejton drejt stadiumit të vjetër të Barit.

Kryeministri Giulio Andreotti, deklaron se:

“Nuk jemi në gjendje të presim shqiptarët që mbërrijnë në brigjet tona dhe qeveria e Tiranës është dakord me ne që emigrantët të riatdhesohen”.

Në stadium nis lufta. Më të rinjë fillojnë t’i gjuajnë policisë. Përplasjet zgjatën për tre ditë—më të dhunshmet ndodhën më 11 gusht, me 40 policë të plagosur dhe disa qindra të tjerë të plagosur mes emigrantëve. Ushqimet hidhen nga ajri me helikoptera. Janë skena të një bote tjetër.

Ndërkohë qeveria fillon të organizojë riatdhesimet. Operacioni më i madh i ndodhur ndonjëherë në historinë e republikës italiane.

Morrën pjesë 11 avionë ushtarakë dhe 3 avione tregtarë.

Në njërin prej tyre futet edhe gazetari i gazetës “Il Messagero” Marco Guidi, duke u hequr si shqiptar për të dëgjuar historitë e emigrantëve.

Në fillim, shumë prej tyre nuk e dinin që do të ktheheshin në shtëpi. “Është e vërtetë që po na coni në Venezia”, tregon gazetari.

U riatdhesuan 17 400 persona, sipas lajmeve të kohës, plus disa emigrante të mbërritur më parë.

Në Itali mbetën 1 500, vetëm ata që kishin kërkuar azil politik.

Gianni De Michelis, ministri i Jashtëm italian vizitoi Tiranë me një plan ndihmash: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për rimëkëmbjen e industrisë, furnizime për të hapur shkollat në tetor, dhe bashkëpunim me forcat e rendit për të ndaluar nisjet e reja.

Në parlamentin italian u diskutua shumë për mënyrën e dhunshme të trajtimit të emigrantëve.

Në një konferencë për shtyp, deputetët e Partisë Demokratike italaianr thanë se “edhe pse mbështesim vendimin e dhimbshëm të riatdhesimeve të refugjatëve në Shqipëri” denoncojmë “zgjedhjen e nxituar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar një ndihmë normale”.

Kjo është e vërteta e atyre ditëve.

Por ajo çfarë më vonë ndodhi ishte se Itali dhe në veçanti Puglia, mikpriti mijëra shqiptarë.

Roma dhe Tirana, më pas, firmosën një marrëveshje model, për emigracionin e rregullt të shumë shqiptarëve.

Ky është eksodi më i madh i shqiptarëve në Itali, pas marsit të vitit 1991.

Në vitin 2012, regjisori italian Daniele Vicari regjistroi një dokumentar mbi refugjatët shqiptarë në anijen Vlora.

Artikulli u publikua për herë të parë në gazetën italiane “Il Messaggero”, në gusht 2011./Exit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here