Daut Dauti

Në këtë hartë, me ngjyrë të gjelbër janë shënuar vendet ku përdoret fjala ‘Hajde’ (dmth. eja). Kjo fjalë ka origjinë turke/osmane dhe nuk është e vetmja që përdoret në këto vende. Në fakt numri i fjalëve turke dhe orientale, është mjaft i madh.
Leksikografi i famshëm Abdulah Škaljić në vitin 1957 e ka botuar fjalorin me titull “Rečnik turcizama u srpskohrvatskom jeziku” (Fjalor i turqizmave në gjuhën serbo-kroate). Sipas këtij fjalori gjuha serbo-kroate përmbanë 8742 fjalë dhe 6878 shprehje turke.
Fjalori i gjuhës bullgare llogaritet të përmbajë mbi 10% fjalë orientale (turke, arabe dhe perse).
Sipas “Fjalorit të Orientalizmave në Gjuhën Shqipe”, përmbledhur nga filologu Tahir Dizdari, gjuha shqipe përmbanë rreth 4500 fjalë me prejardhje turke, arabe dhe perse.
Rumanishtja ka 2750 fjalë turke kurse greqishtja rreth 500. Nga 100 deri 200 fjalë turke konsiderohet se gjenden në të gjitha gjuhët evropiane.
Influenca e fjalëve turke në gjuhët e Ballkanit nuk është asgjë në krahasim me atë të fjalëve të huaja që kanë depërtuar në vokabularin e gjuhës angleze. Rreth 29% i fjalorit të sotëm të anglishtes ka origjinë nga frengjishtja dhe 29% nga latinishtja.
Hyrja e fjalëve në një gjuhë tjetër, pos lëvizjeve të njerëzve, shënon edhe lëvizje të ekonomisë, politikës dhe kulturës. Prandaj, pothuaj të gjitha gjuhët përmbajnë numër të konsiderueshëm të fjalëve të ‘huaja’.
Në pjesën perëndimore të ishullit britanik ende fliten gjuhët gaelik (Skoci), uellsh (Uells) dhe kornish në Cornwall. Këto gjuhë janë kelte dhe flasin për origjinën e banorëve të kësaj ane. Këta banorë fare pak janë të lidhur me ADN e banorëve në lindje dhe në jug të Britanisë ku dominon anglishtja. Kjo anë ka qenë më shumë e rrahur me lëvizje të popullsisë apo me ardhjen ose invazionet e romakëve, vikingëve, anglo-saksonëve dhe normanëve. Pra, ata që flasin anglisht nuk e kanë origjinën e njejtë me ata që flasin gjuhë kelte në Britani.
Para disa viteve, Dennis Cleeton, banor i fshatit Llandrindod në Wales, kishte vendosur ta hulumtonte origjinën e tij. Rezulatet e ADN ia bënë me dije se ai fare pak kishte lidhje me banorët jashtë zonës së tij e aspak me ata që jetojnë në Angli. Kusherinjtë më të afërt që kishte sipas ADN, ishin në Kosovë, në rrethinën e Prishtinës. Hulumtimet më vonë treguan se fshati Llandrindod ishte themeluar nga ushtarët romakë që ishin nga Prishtina e sotme por që kishin vendosur të qëndronin në Britani e të mos ktheheshin në vendlindjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here