Një restorant , i cili u rihap këtë të premte ka thyer rekordin botëror Guinness për pjatën më të shtrenjtë të patateve të skuqura.

Bëhet fjalë për restorantin Serendipity3 me famë botërore dhe në menunë e tij pjata me patatet quhet «Creme de la Creme Pommes Frites», e cila kushton plot 200 dollarë!

Kjo pjatë me patate të skuqura është postuar edhe nga “New York Post, e cila shkruan se shampanja dhe tartufi e bëjnë këtë recetë magjike dhe të pamposhtur.

Kushdo që është i fiksuar pas patateve të skuqura dhe xhepi ia lejon që të paguajë 200 dollarë, duhe të rezervojë të paktën 24 orë para në restorant për shkak të kërkesës së lartë në restorant.

Dy kuxhinierët e restorantit u shprehën:

“Ne jemi krenarë që kemi hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për patatet e skuqura më të shtrenjta, Creme de la Creme Pommes Frites dhe shpresojmë të krijojmë edhe më shumë receta në të ardhmen.”

New York Post | GOTA NEWS ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here