6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home KURIOZITETE Italia mund t’ju japë €28,000 për të jetuar në këto fshatra piktoreskë,...

Italia mund t’ju japë €28,000 për të jetuar në këto fshatra piktoreskë, nëse plotësoni 4 kushte

Nëse keni menduar – ose ëndërruar – që të nisni një biznes të vogël lokal në një fshat piktoresk – në këtë rast në jug të Italisë – tani mund të jeni në gjendje ta bëni dhe mbi të gjitha: Të paguheni për këtë!

Rajoni i Kalabrisë po planifikon që të ofrojë 28,000 euro për një maksimum prej tre vjetësh për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatra jo shumë të banuar, me afro 2,000 banorë. E gjitha kjo lidhet me idenë e gjallërimit të komuniteteve ku popullsia ka pësuar rënie, raporton CNN.

Vendet përfshijnë fshatra afër detit ose nëpër male – ose në të dyja. Për të marrë paratë, banorët e rinj duhet të plotësojnë disa kushte:

1. Të angazhohen për të filluar një biznes të vogël nga e para ose të merren me diçka që ekziston.

2. Duhet të marrin lejen e qëndrimit.

3. Të jenë maksimumi 40 vjeç.

4. Të jenë të gatshëm që të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga aplikimi (nëse kanë sukses).Italia mund t’ju japë €28,000 për të jetuar nëCIVITA

Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, tha për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 1,000-800 euro për dy deri në tre vjet. Në të kundërt, mund të ketë një financim për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar – qoftë B&B, restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.

“Ne jemi duke rregulluar detajet teknike, muajt e saktë dhe kohëzgjatjen e fondeve dhe nëse duhet të përfshijmë edhe fshatra me deri në 3,000 banorë. Ne kemi pasur tani një interes të madh nga fshatrat dhe shpresojmë, nëse kjo skemë e parë funksionon, që ta ndjekim në vitet e ardhshme.”

Italia mund t’ju japë €28,000 për të jetuar nëCIVITA

Në skemë përfshihen shumë rajone të Kalabrisë, përfshirë edhe Civita, themeluar në shekullin XV nga shqiptarët që u larguan për shkak të pushtimit osman (arbëreshët).

Kjo është një nga disa strategji të ngjashme të rajoneve italiane për të gjallëruar ato që njihen si “komunitetet e vdekura”. Strategjia më e përdorur është “shtëpi për €1”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Hithra kundër dhimbjeve të artritit, 3 mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në gatime po ashtu edhe në trajtime natyrale për shumë sëmundje. Kjo bimë është...

Letrat e pabotuara, si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij...

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës në dramaturgjinë perëndimore

Refik Kadija Vdekja tragjike e Ali Pashë Tepelenës më 25 janar 1822 bëri jehonë në Evropë dhe nxiti interesin...

A duhet të bëhet doza e tretë e Pfizer, FDA del me rekomandim: Vetëm për personat e kësaj moshe

Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë...

Recent Comments