Shqiptarët e njohin pak albanologun e famshëm kroat Milan Shuflaj, i cili vra nga serbët për shkak se po dokumentonte historinë e kulturën e shqiptarëve.Mediat ndërkombëtare u morën gjatë me këtë ngjarje dhe personazhe të fuqishëm të letrave, artit e shkencës reaguan dhe protestuan fort.Milan Shuflaj u lind në vitin 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Ai studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoraturën e mbyll në vitin 1901.

Letra publike e Ajnshtajnit dhe Hirstrish Man

Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti (1931) e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.

Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, në një rrugë të Zagrebit, është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, është plagosur rëndë me shufër hekuri. Ditën tjetër vdes nga palët e rënda, kurse më 22 shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.

Profesor Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e tij shkencore, madje edhe lajmi i vdekjes ishte konfiskuar, edhe frazat e ngushëllimeve nuk guxonin t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallej koha e varrimit, u ndalua të ngrihej flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rininë shkollore, që mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor e përzuri nga Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.

Emri i vrasësit, Branko Zerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi (“Mlada Jugoslavija”). Ishte e ditur se vdekja ishte vendosur në natën prej 11 deri 12 shkurtit në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovića. Në komplot merrnin pjesë anëtarët e organizatës “Mlada Jugoslavije” Brkić, Godler, Marčec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19 shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.

Vrasjes së profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:

Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, ju janë dërguar një vargu personalitetesh të ndryshme, drejtuesve dr. Vladku Mačku, dr. Anti Trumbiću, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karloviću, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve – letra kërcënuese me nënshkrim “Za kralja i otadžbinu”- Për mbretin dhe atdheun), të cilët i ngarkojnë me përgjegjësi dhe i kërcënojnë se do e paguajnë me kokat e tyre dhe me jetët e familjeve të tyre, po qe se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb do të organizohej ndonjë protestë apo demonstratë.

Këtë organizate terroriste, e cila mban emrin publik “Mlada Jugoslavija” Mbreti Aleksandër e ka përdorur, madje përmendur në fjalim publik, kur foli për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë. Me fjalët: “Unë i kam mënjanuar deputetët”, ai vetë e dha nxitjen, respektivisht urdhëresën, se pas mënjanimit formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembull do të vlente 20 qershori 1928, kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.

Një delegacion i popullit kroat qysh më 25 janar 1930 i ka dorëzuar Ligës së Kombeve në Gjenevë një memorandum, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe organizatave të gjitha shteteve të përparuara, duke tërhequr vërejtjen për gjendjen në Kroaci. Me këtë memorandum, përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre ishin edhe më të mëdha.

Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga e Kombeve të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.

Nuk duhet heshtur kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Nuk duhet heshtur kur vrasësit madhërohen sikur të ishin heronj popullorë.

Mendojmë se vetvetiu Liga e Kombeve për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngrenë protestën më solemne. Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës së Kombeve për të drejtat e njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe të qytetëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here