Sylë Ukshini

Sipas historianit Noel Malcolm (Kosova), në vitet 1877-1878 Serbia dëboi pothiajse të gjithë popullsinë muslimane nga rajoni i Luginës së Moravës, kishte pasur qindra fshatra shqiptare, si dhe një përqindje e konsiderueshme e popullatës shqiptare në qyteret Prokuple, Leskovc dhe Vranjë. Një mësues serb në Leskovc do t’i kujtonte më vonë se myslimanët ishin dëbuar në dhjetorin e vitit 1877 në një acar të madh.: ” Skajeve të rrugës, në Grykën e Gudelicës, deri në Vranjë e në Kumanovë, mund të shije kufoma, fëmijë të braktisur dhe ple të ngrirë nga acari.
Ndersa historiani serb Miloš Jagodić në studimin “The Emigration of Muslims from the New Serbian Regions
1877/1878”, shkruan se kryeministri serb, Jovan Ristić,
mendoi “se Serbia duhet të jetë një vend etnikisht homogjen dhe përveç kësaj, territoret e banuara nga shqiptarët kishin rëndësi strategjike”. Duke folur për dëbiminne dhjetra mijë shqiptarëve nga Leskovci dhe Nishi Jogodič thotë se një pjesë e qytetit të Nishit u quajt ” Arnat pazar”, që do të thotë tregu shqiptar.
Një libër shumë dokumentues për historinë e dëbinit të shquptarëve nga Vranja, Toplica, Nishi e qytete të tjera është ai i Daut Dautit “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880”, botuar në vitin 2012.


Nje përmbledhje me dokumente britanike ” Dosja britanike- Muhaxhirët”, e përgatitur nga Bejtullah Detsani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here