Rreth 60% e trupit tonë përbëhet nga uji, që do të thotë se jemi gjatë gjithë kohës duke humbur kur djerësitemi apo marrim frymë. Temperaturat e nxehta e përshpejtojnë procesin dhe nëse ne nuk e zëvendësojmë me lëngje apo ujë tjetër, i japim shans trupit për t’u dehidratuar. 

Kur ndodh dehidratimi, fillon të ndihesh i etur, goja dhe buzët thahen, nis dhimbja e kokës dhe mund të vini re që ngjyra e urinës është errësuar më shumë se zakonisht.

I nxehti e bën zemrën të rrahë më shpejt, ul presionin e gjakut dhe përveç kësaj mund të përballeni me luhatje humori. Pyetja është: Sa shpejt i nxehti ka fuqi të na dehidratojë?

Ky proces mund të ndodhë brenda disa orëve ose edhe për 30 minuta! Njerëzit mund të humbasin 1 litër ose 2 brenda 1 orë nëse nuk e zëvendësoni gjatë gjithë kohës. Nëse jeni të ulur brenda një apartamenti të nxehtë do të duhet një kohë pak më e gjatë për t’u dehidratuar duke qenë se nuk jeni fizikisht aktiv.

Si përfundim, e gjitha varet nga situata dhe nga çfarë po bëni ju për momentin. Nëse s’pini mjaftueshëm ujë, rruga drejt hidratimit do të jetë shumë më e thjeshtë, prandaj rekomandohet kujdes i veçantë. Këshilla e parë është të shmangni të dalat në diell, e së dyti të pini ujë. Nuk është e thënë që duhen  domosdoshmërisht 6-8 gota pasi nevojat varen nga një njeri tek tjetri. Merrni në konsideratë ngjyrën e urinës. Nëse e doni më të pastër pini më shumë ujë, pasi është një shenjë që jeni dehidratuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here