Bexhet Fezolli

Krahina e Gorës, me  65 fshatrat e saj, është një krahinë me histori të lashtë, histori që fillon me gjetjet para historike të  Maliqit, e që vijnë më pas me fiset ilire të shquar të Taulantias. Por historia e mëvonshme e Gorës është më e shndritshme e më e lavdishme. Ajo i bën nder dhe historisë kombëtare, me çetat atdhetare në ndihmë të Rilindjes Kombëtare, të komanduara nga bijtë e kësaj treve, si kapedan Kajo  Babieni, Shahin Matraku, Malkë  Zvarishti, Ismahil  Dërdusha etj.,  duke ardhur në Luftën Antifashiste Nacionalçliirmtare, ku  gorarët mbushën rreshtat e çetave, batalioneve e brigadave partizane të komanduara nga Heroi i Popullit Teki Kolaneci e komandantë e komisarë të tjerë.

“Dëshmitar” i historisë së lavdishme të Gorës, i të gjithë kohrave, është Guri i Kamjes, ky monument i gjallë i natyrës është  një pikë referuese e shumë ngjarjeve historike. Aty janë mbledhur gorarët dhe kanë  marrë vendime  historike, janë bërë  organizime të mëdha, është lidhur besa gorare për t’i bërë ballë të keqes e pushtuesve të huaj.

Gora nuk është shumë e njohur për turizëm, por kush ka shkuar aty është mahnitur nga mrekullitë e natyrës, vende me bukuri të rrallë, me pyje, lugina, kodrina e kroje me ujë të ftohtë e të kulluar që nuk shterin dimër e verë. Por mbi të gjitha Gora është e pasur me traditat e saj të mikpritjes, të dashurisë e respektit reciprok  për njëri-tjetrin, të mënyrës së jetesës, të festave tradicionale e familjare , që për shkak të pandemisë së koronavirusit e janë  rralluar gjatë këtij viti.

***

Në  kuadrin e festave të mëdha të 108 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë e 76 vjetori  çlirimit 29 Nëntori 1944, kryesia  e Shoqatës AK ‘’Gora’’ në kuadrin e këtyre festave të po rikujton e vlerson lart  disa nga figurat e shquara të krahinës së Gorës, në fushat e ndryshme të veprimtarisë së tyre dhe të veçuar simbas periudhave të ndryshme:

Figurat  e  shquara  gorare gjatë shekullit 18 dhe 19-janë:                                                    

Mihal  Gora

I shquar në fushën e arsim-kulturës, zv-dekan  në Akademinë e  Voskopojës. Ai lindi në qytetin e Shipckës. Ishte biri i një kleriku. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes më vonë vazhdoi  Akademinë e Voskopojës. Ka patur një zell të madh për të studiuar, punuar e krijuar. Me themelimin e shtypshkronjs të Voskopojës më 1730, Mihali do të jetë redaktor, korrektor e botues i librave të ‘Akademisë.  Shkroi, botoi  e redaktoi shumë artikuj e libra. Ai ishte autor i shumë jetëshkrimeve me ide prparimtare. I përmendur në kronikat e kohës gjatë vitit 1740 dhe si autor i kodikut të kishës së Shipckës. Kërkoi  e mblodhi folklorin popullor, kujtimet nga pleqtë etj. të cilat i prmblodhi  në një  vepër, të cilën ua shpërndante  e ato jua shpërndante njerëzve të emancipuar që ishin promotorë  të kulturës. Mihali i Gorës bashkë me Girkor Kostën, kanë bashkëpunuar në  botimin e librave të Akademisë dhe librave të tjerë.

Ymer Agë Bicka

Është gorari me influencë në krahinën e Gorës që ka dhënë kontribut në mbrojtjen e rendit në Voskopojë e më gjerë në Gorë.  Ka qënë nga fshati Bickë e Gorës, me prejardhje nga një familje patriotike e atdhetare. Ishte njeri me horizont të gjerë politik, e me ndjenja të larta atdhetarie.  Pjesëmarrës  në revoltat anti osmane në Gorë e në rajonin e Korçës. Mero Bicka, ishte personalitet i njohur, figurë në radht e parisë të Gorës e Korçës. Kishte tipare burrërore e dalluese për trimri e besnikëri. Kishte influencë deri në çetat e komitëve të zonës.

Në vitet 1860- 1880 qyteti  i  Voskopojës u rrit deri në 25- 30 mijë banorë. Por krahas rritjes së popullsisë dhe zhvillimit të ekonomisë, ishte rritur dhe fenomeni i kusarisë  e grabitjeve nga bandat e kusarëve që sulmonin dhe grabisnin familjet e qytetarëvë e të fshatarëve të zonës. Një nga mbrojtësit e shquar të Voskopojës e gjithë Gorës ishte Mero Bicka me trimat e tij. Në shenjë respekti për Ymer Bickën, tërë fisi i tij mbajnë mbiemrin e tij Bicka.

Figura të tilla të shquara  në Gorë ka shumë që meritojnë të vendosen në vendin që meritojnë në histori. Periudha e Rilindjes Kombtare nga vitet 1880-1912. Janë shquar  këto  figura  në  Gorë:

Kajo Babjeni

Njihet si kapedan i çetës së parë patriotike në Gorë, Korçë e Pogradec. Kajua lindi 187 vite më parë, në fshatin Babjen të Gorës. U nda nga jeta më 23 mars 1923. I brumosur me traditat e hershme atdhetarie. Qysh në moshë të re e nisi veprimtarinë si luftëtar i çështjes kombtare me armë në dorë. U shqua në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – 1890. Së bashku me kapedan Shahin  Matrakun, ngritën çetat e para patriotike në Gore, Opar e Mokër. Kajo Babjeni me çetën e tij u dallua në beteja me trupat e administratës otomane, ku u shqua si atdhetar e strateg popullor. Ai u radhit  në krah të  Rilindasve më me zë të vendit si: Qamil Panariti, Themistokli Gërmenji , Çerçis Topulli, Haki Mborja, në organizimin  kundër  osmanllinjve  e shovinistve  fqinj. Kajo Babjeni  si kapedan  çete, organizator e drejtus, e ka shtrirë veprimtarinë e tij në shumë rrethe të vendit si në Korçë, Vlorë e deri në Gjirokastër.

Më 1905 pranohet  anëtar i Komitetit të Fshehtë për Pavarësinë e Shqipërisë. Më 1906, së bashku me parinë e Gorës, si  Xhelo Selca, Tosun  Drdusha etj.  në fshatin Selcë të Gorës, krijuan  Nënkomitetin e Fshetë Krahinor për lirinë e Gorës e të Shqiprisë. Më pas prej tyre u organizua Kuvendi i Zbogjit më 1907. Më 28-7-1912  në  Gurin e Kamjes, me 800 luftëtarë, drejtuarë nga ky Nënkomitet, çliroi  Pogradecin nga xhonturqit. Më 1914, Kajua  në  krye  të  çetave patriotike pati  rrethuar  Korçën, për ta çliruar nga shovinistët grekë.  Ju tha gorarëve:  ‘’Djema,  këtu qëndron nderi i Shqipërisë dhe i familjeve  tona. Korça nuk duhet të ngelet në duart e grekërve’’- dhe i përzunë shovinistët grekë nga Korça.  Ai ju bë barikadë synimeve greke ndaj trojeve shqiptare. Ndaj meriton vend të veçantë në histori.

Ismail Dërdusha

Ka qënë kapedan  çete në Gorë, me ide  patriotike e liridashëse. Ka bërë emër në Gorë, Opar e Mokër.  Ismaili lindi në fshatin Dërdushë. Ishte nipi i Kajo Babjenit. Në 1885, në  moshën 17 vjeçare,  bashkohet me çetat e Kajo  Babjenit e Shahin Matrakut.  Ai nuk lejonte xhandarët e administratës osmane të vilnin tatimet në Gorë. Këtë donte dhe populli që të  mos i ripte turku dhe bejlerët e tij. Kur u krijua Komiteti i Fshetë i Manastirit për  lirin e Shqiprisë dhe pas takimit me kapedanët gorarë, Ismaili u vu në rrjedhjen e luftës për lirinë dhe pavarësnë e Shqipërisë.  Zona e veprimtarisë së tij shtrihej  nga Lenia deri në Malin e Thatë. Ai pati lajmëruar Kajmekamin e Pogradecit, që të mos e drgonte taksambledhësin në fshatrat e Gorës se ata qënë shumë të varfër e s’kishin se çfarë të jepnin. Çdo forcë qeveritare do të goditen nga çetat  e Gorës.

Më 1911-në  Gurin  e Kamjes Ismail Dërdusha u ndesh me taksambledhësit e qeverisë të cilët u detyruan të këtheheshin mbrapsht në Pogradec.  Më  1911  në  fshatin  Pretushë e Veliternë, izunë pusin, xhandarët me forca të shumta dhe e vranë kapedan Ismail Dërdushën dhe shokun e tij Seit Zakoçanin.

Xhelo Selca

Ishte kryetar i Nënkomitetit Krahinor për lirinë  e Shqiprisë  në vitin 1906. Ai lindi në vitin 1876, në fshatin Selcë të Gorës, në një  derë  të madhe kapedanësh, ish bazë e figurave të shquara të kapedanëve Shahin Matraku, Kajo Babjeni, Themistoli Germenji, Gjerasin Qirjazi etj.  Nga viti 1900 deri në 1906 do ishte në krye të çetës të fshatit Selcë. Xhelo Selca si figurë e shqua, zgjidhet kryetar i Nënkomitetit të Fshehtë Krahinor. Më 1907 merr pjesë në Kuvendin e Zbogjit. Xhelo Selca më 28 korrik 1912, mori  pjesë  në çlirimin  e Pogradecit nga xhonturqit. Më 1916 Xhelo Selca ish anëtar i Republikës Autonome  të Korçës. Më 1916  Xhelo Selca dhe Feim Zbogji  arrestohen nga francezët dh e i vrasin  në  Korçë.

Feim Zbogji

Lindi  1 shkurt 1878  në fshatin  Zboq  të Korçës, në një familje të njhur atdhetare. Filloi e mbaroi studimet fillore po në Korçë.  Feimi në vitet 1904 -1906 shkon në  Manastir, mësoi turqisht, maqedonisht e bullgarisht. Këtu  filloi aktivitetin e tij patriotik me Qamil Panaritin e Muço Qullin. Më 1906 takohen në fshatin Selcë burrat më në zë të krahinës si: Xhelo Selca, Kajo Babjeni e Malkë Zvarishti. Më 1907 Feimi shkon në Argjentinë, ku qëndroi 5 vjet. Më 1908 themeloi atje Shoqërinë “Lidhja Shqiptare”.  Ndihmoi në  kryengritjen shqiptare të viteve 1907-1908 -1910. Më 1911 Feimi vjen në Shqipri,  takohet  me kapedanët e Gorës dhe më 1912  bashkë  me  Dervish Himën, sjellin armë nga Korfuzi  dhe më 1913 Feimi bashkë me 60 veta, luftuan kundr pushtusëve grekë. Më 29 tetor francezët e arrestojnë dhe e dënojnë me 25 vjet burg. Arratiset nga burgu së bashku me vëllanë etij dhe jetoj në fshehtësi në Gorë, Mokërr e Skrapar. Mbas  ikjes  të francezve, ai kthehet dhe banoi  në fshatin e tij  Zboq. Në kohën e Zogut , Feimit i thanë për tu veshur ushtarak por nuk pranoi të vishej.

Tosun Dërdusha

Lindur e rritur në fshatin Dërdushë të Gorës. Shtëpia e tij ka qënë bazë patrotike.  Në shtëpinë e tij në Dërdushë më 1907 janë mbledhur krerët më me zë të Gorës dhe kanë mbajtur një kuvend të kapedanëve të Gorës dhe fisi i tij historikisht ka mbajtur qëndrim patriotik, sidomos gjate L A N Ç dhe më pas.

Cane  Lozhani

Lindi në prill të vitit 1871, në një shtëpi me tradita patriotike. Cneja kishte shumë miq e shokë me emër në Gorë, siç ishin: Kajo Babjeni, Xhelo Selca e Feim Zbogji. Cane Lozhai, ishte i zoti i fjalës e i gishtit, ai ka marrë pjesë  në Kuvendin e Gorës më 1906 dhe më 1907 në Kuvendin e Zbogjit. Në shtëpinë e tij strehonte komandantët e çetave patriotike dhe luftoi në shumë  beteja kundër osmanllinjve dhe grekërve. Ka ndihmuar në hapjen e shkollës shqipe në fshat, bashkë me patriotin, mësuesin e zot Nuri Brëçen. Cane Lozhani, ka qënë prkrahës i Fan Nolit, si dhe punoi shumë që shkolla të mbetej e hapur në Gorë. U nda nga jeta më 1939.

Telha Senishti

Anëtar i Komitetit të Fshehtë Krahinor në vitin 1906. Lindi në vitin 1878. Ishte pjesmarrës në shumë veprimtari patriotike bashkë me kapedan Kajo Babjenin, Ismail Dërdishën, Malkë Zvarishtin dhe Xhelo Selcën. Më 28-3-1906, zgjidhet anëtar i Komitetit të Fshetë Krahinor, si dhe pjesmarrës  gjatë LANÇ. Më 16 qershor 1942, në mes të 200 burrave, në Beslidhjen Gorare, zgjidhet në  Këshillin Antifashist Nacionalçliirmtar dhe pjesmarrës në çdo aktivitet për lirinë e Gorës.  Xhelo Selca tërë jetën ngeli një figurë e ndritur e krahinës së Gorës.

Në  periudhën e viteve 1912-1939:

Baba Hajdar Qëncka

Fetar i njohur në krahinë dhe në parinë e vendit, njeri me influencë në krahin Gorë – Opar. Kishte miqësi me komandantët e çetave në Gorë, meHysen Pirgun, Malkë Zvarishtin e Isuf Krosnishtin.

Seit Buluqi

Figurë e njohur në fushën e arsimit. Ishte mësues qysh nga viti 1916. Ka bërë shumë për përhapjen e arsimit dhe kulturës në krahinën e Gorës.

Nuri   Lozhani

Edhe Nuri Lozhani ka qenë mësues në krahinën e Gorës me reputacion pozitiv, njri i nderuar dhe i vlerësuar për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

Në etapën e pushtimit fashist italian e atij nazist gjerman, 1939-1944:

Teki Kolaneci

Hero i Popullit, komandat i çetës së parë partizane në krahinën e Gorës, e dyta në shkallë vendi. Tekiu lindi në fshatin Kolanec, më 4-12-1913.  Në moshën 15 vjeçare  emigron në Argjentinë. U kthye shpejt në atdhe dhe lufton kundr regjimit të Zogist. U arrestua nga regjimi dhe u dënua me 15 vjet  burg. E vuajti dënimin në burgun e kalazë dë Gjirokastrës. Pas pushtimit  fashist, arratiset nga burgu dhe lidhet me lëvizjen çlirimtare. Më 17 mars 1942  krijon njësitin e parë partizan të Gorës. Më pas emërohet komandanti i Çetës së Gorë-Oparit nga viti 1942 e deri sa emërohet komandant  Brigadës IX Sulmuese në pranverën e vitit 1944.

Mbas çlirimit kreu Akademinë Ushtarake në ish BRSS dhe pas kthimit në atdhe  ngarkohet me funksione të rëndësishme si;  Zv/Ministër në M P B, Drejtor i Kufirit Shtetëro. Mbante gradën e gjeneralit dhe ishte deputet i Kuvendit Popullor në shumë legjislatura. Tërë jetën korrekt e shembull në jetë. Pas ndarjes nga jeta la pas një emër të mirë për gjithë qarkun e Korçës e më gjerë. Krahina e Gorës krenohet me veprën e Teki Kolanecit – Hero i Popullit.

Xhezar  Ali  Senishti

Lindi më 10 janar 1876, në fshatin Senisht të Gorës, në një familje me tradita të shquara patriotike. Në moshën 16 vjeçare hyri në rrugën e luftës patriotike. U lidh herët me kapedanët e Gorës si: Kajo Babjenin, Shahin Matrakun, por edhe me Bajo e Çerçiz Topullin. Xhezari në moshën 60 vjeçare krijoi  çetën partizane në Senisht, bashkë me tre djemt e tij; Ahmetin, Dokon dhe Ferit Senishtin. Dy vëllezrit e Xhezarit ranë dëshmorë gjatë LANÇ, siç qenë: Qamili dhe Hakiu si edhe Taipi, kushriri i tij.

Pas çlirimit, Xhezari punoi si kshilltar për krahinën e Gorës.  Ai ngeli një burrë i zoti e i zgjuar për tërë jetën.

Neki  Dushku

Lindi në vitin 1896, në fshatin Pirg të krahinës. Nekiu në moshën 16 vjeçare,  rreshtohet me çetën e Hysen Pirgut dhe merr pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, më 1912. Lufton kundr andartëve grekë më 1913, ku vritet i vëllai, Ismet Pirgu. Që nga viti 1941 shtëpia e Neki Pirgut, bëhet qendra e aktivitetit për gjatë LANÇ, Bashkëpunoi me Teki Kolanecin,Reshit Çollakun dhe në dhjetor 1942 Nekiu, krijon çetën partizane në këto fshatra. Pushtuesit i plaçkitin dhe i djegin shtëpinë.  Ai mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në zonë. Nën shembullin e Nekiut, familja e tërë mori pjesë në LANÇ.

Periudha janar – qershor 1943 e deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë

At Jorgji Popa

Lindi më 15 gusht 1888, në fshatin Niçë të Gorës. Pasi kreu shkollën në Korçë, bashkëpunon me lëvizjen punëtore. Mbaron studimet në Liceun e Korçës. Jorgji zotëronte disa gjuhë të huaja si: frëgjisht, greqisht e rumanisht. Kur kthehet në Niçë bashkëfshatarët i luten të vishte rrobën e priftit. Mendimi përparimtar i Jorgjit, ndeshej me regjimin e Zogut. E arrestojnë dhe e dëbojnë deri ne Librazhd. Ai nuk e ndërpreu aktivitetin revolucionar. U lidh me LANÇ dhe më 14 mars 1943, At Jorgji zgjidhet anëtar i KANÇ, për krahinën e Gorës. Ishte 5 maji i vitit 1944 kur At Jorgji vritet në mes të 16 vetave në Zvarisht të Gorës nga dora ballisto-zogiste. At Jorgji është shpallur ‘’Qytetar Nderi i Pogradecit’’ dhe ‘’Nderi i krahinës së Gorës’’

Gratë  aktiviste në Gorë, në periudhën  prill-dhjetor 1944, janë:                                                            

1-Medije  Braçe, pjesëmarrëse  në  Kongresin  e Gruas Antifashiste në Berat.

2-Fiqiri  Kolaneci, aktiviste e shquar e gruas në krahinë.

3-Nënë Pashako, trimëreshë dhe legjendë e gruas gjatë LANÇ.

4-Fike Grybeci, anëtare e Organizatës së Gruas Antifashiste në Gorë.

5-Meriko Selmanllari, aktiviste e gruas në krahinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here