Se sa vështirë ishte të ishe mësuese në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923, e dëshmojnë edhe kushtet e punës në këtë kontratë pune, shkruajnë mediat e huaja
Zonja pajtohet që të:
- Mos martohet. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja martohet.
- Mos shoqërohet me meshkuj.
- Qëndrojë në shtëpi ndërmjet orës 20:00 – 06:00 në mëngjes.
- Mos hyjë në ëmbëltore të qendrës së qytetit.
- Mos ta lëshojë vendin pa ndonjë arsye dhe pa lejen e presidentit të Këshillit të Delegatëve.
- Mos tymosë cigare. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja ndez cigare.
- Mos pijë birrë, verë ose uiski. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja gjendet duke pirë birrë, verë ose uiski.
- Mos udhëtojë në veturë ose automobil me asnjë mashkull, përveç nëse ai është i vëllai ose babai i saj.
- Mos të veshë rroba me ngjyra që shkëlqejnë.
- Mos t’i ngjyrosë flokët.
- T’i përdorë të paktën dy gjëra femërore.
- Të mos përdorë veshje që janë më shumë se pesë centimetra më lartë se gjunjët.
- Ta mbajë klasën e pastër:
- a) Ta pastrojë dyshemenë së paku njëherë në ditë.
- b) Ta pastrojë dyshemenë me ujë të nxehtë së paku njëherë në javë.
- c) Ta pastrojë dërrasën e zezë së paku njëherë në ditë.
- d) Ta ndezë zjarrin në orën 07:00 në mëngjes, në mënyrë që të jetë e nxehtë kur fëmijët të mbërrijnë në orën 08:00.
- Të mos përdorë krem të fytyrës dhe as makijazh për buzë. /demokracia/



