6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KURIOZITETE 7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e...

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

Telefonat e kanë bërë jetën tonë shumë më të lehtë, por me gjithë të mirat që na sjellin smartphone-t, ata kanë dhe një të keqe: duhet t’i karikosh. Shpesh themi: “Ah sikur të kishe një mënyrë për ta kërkuar më shpejt telefonin!” Në fakt ka dhe jo një por disa, ndaj dhe dritare.net i sjell për ju më poshtë!

1.Mos e karikoni telefonin me wireless! Mund të duket si një metodë efikase, por në fakt nuk është, pasi merr dyfishin e kohës për ta karikuar. Përdorni karikuesin tuaj me kabull që karikon më shpejt.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

2. Investoni për një karikues të shpejtë! Një standard USB 2.0 ka një prodhim energjie prej 2.5W, ndërsa karikuesit e rinj që janë më të shpejtë kanë një fuqi energjetike që varijon nga 18W në 100W. Më shumë fuqi energjie do të thotë që telefoni juaj do të mbushet më shpejt.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

3. Ndizni power-saving mode, që kursen energji dhe bateri në telefonin tuaj! Kur aktivizoni power-saving mode, do të ulet ndriçimi i telefonit, po ashtu edhe funksioni i CPU-së dhe përdorimi i të dhënave dhe për këtë arsye, më shumë energji do të shkojë drejt karikimit të telefonit.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

4. Menaxhoni aplikacionet dhe gjërat që shkarkoni! Disa aplikacione mund të punojnë edhe nëse ju i keni mbyllur. Por, kjo nuk do të thotë që duhet t’i mbyllni me forcë të gjitha aplikacionet në menu. Mbyllja me forcë e këtyre aplikacioneve mund të përdorë më shumë energji. Prandaj shkoni te cilësimet e baterisë, ku mund të gjeni një listë të aplikacioneve që përdorin më shumë bateri dhe mund t’i mbyllni ose kufizoni ato.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

5. Pastroni vendin e karikimit! Pluhur dhe papastërti mund të mblidhen në portën e karikimit dhe kjo mund të jetë arsyeja pse telefoni juaj nuk po karikohet aq shpejt sa duhet. Mund ta pastroni atë me pak ajër të kompresuar. Edhe pse një kruajtëse dhëmbësh mund të funksionojë, nuk ia vlen të rrezikoni sepse mund ta dëmtoni.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

6. Mos lejoni që telefoni juaj të nxehet shumë!

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

7. Blini një bateri të re! Kimia e një baterie litiumi degradon me kalimin e kohës. Pra, nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë pasi ndiqni të gjitha truket në këtë listë, atëherë besojmë se ka ardhur koha për një bateri të re. Ka aplikacione që mund të shkarkoni që testojnë kapacitetin dhe shëndetin e baterisë. Në disa raste, thjesht mund të zëvendësoni baterinë dhe të mbani telefonin që keni.

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

Bonus: StoreDot është një kompani izraelite që ka krijuar një bateri të re që karikohet më shpejt. Ata përdorin nanoteknologji, përbërje organike dhe inteligjencë artificiale për të krijuar bateri që mund të karikojnë një telefon të fikur në 30 sekonda. Për më tepër, teknologjia është jo toksike, e sigurt për mjedisin dhe nuk do të zvogëlojë jetëgjatësinë e baterisë. Edhe pse ende nuk është në dispozicion të publikut, StoreDot krijon disa perspektiva emocionuese për të ardhmen e karikimit të shpejtë të telefonit dhe konsumit të energjisë./K.C/dritare.net

7 truke si ta karikoni telefonin sa më shpejt të jetë e mundur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments