Ushtritë kanë dy lloje më të zakonshëm helikopterësh: helikopterë sulmi dhe helikopterë transporti. Të parët mbajnë shumë armë, të dytët mbajnë shumë peshë
Helikopterët e sulmit më të frikshëm në botë mendohet se janë “AH-64 Apache”, prodhim i SHBA-ve dhe “KA-52 Alligator”, prodhim i ushtrisë ruse.
“Apache” ka fluturuar për herë të parë në vitin 1975 dhe që atëherë ka marrë përditësime të shumta. Varianti më i fundit është “AH-64E”.
“Alligator” ka fluturuar për herë të parë në vitin 1997 dhe si paraardhës ka pasur “KA-50 Black Shark”.
Po si janë kundër njëri-tjetrit këta dy përbindësha?
“KA-52” ka një shpejtësi maksimale prej 315 km/orë. Mund të ngrihet deri në 5499 metra lartësi, mund të bëjë 1100 kilometra me një furnizim karburanti. “K52” ka tre helika, gjë që e bën shumë të manovrueshëm.
“Apache” arrin 302.5 km/orë. Ngrihet deri në 6248 metra lartësi dhe me një furnizim karburanti bën 481 kilometra. “Apache” ka motorin më tradicional me 4 helika.
“Alligatori” rus mban armë si predha antitank VIKHR dhe ATAKA; predha ajër-tokë Kh-25 ML dhe raketa S-8 pa drejtim të komanduar. Mban predha anijesh Kh-35 dhe mund t’i qëllojë shënjestrat që 128 k larg. Ka gjithashtu edhe armë automatike 2A42 30 mm që mund të qëllojnë 550 fishekë për minutë.
“Apache” mban 16 perdha “Hellfire” dhe 76 raketa2.75 inç. Ka edhe një mitraloz 30 mm me 1200 fishekë. Ajo që “Apache” ka më shumë se rusët, janë dronët.
Fituesi? “Apache”, por me pak diferencë. “KA-52” mund të jetë më i manovrueshëm, por mbështetja që “Apache” ka nga dronët, e ndryshon në mënyrë tërësore betejën.