1. Nëse macja juaj ndonjëherë ju ka shikuar në sy dhe ngadalë i ka mbyllur sytë, sikur fle, kjo do të thotë që ju ka dërguar puthje dhe që ju do sinqerisht.
2. Qentë jetojnë me njerëzit më shumë se 14 mijë vjet, ndërkaq macet 7.000 vjet.
3. Macja më e madhe në botë është tigri. Mund të jetë i gjatë deri në 3,3 metra dhe i rëndë deri në 300 kilogramë.
4. Kafsha më e madhe në botë është balena e kaltër. Është e rëndë sa 2.667 persona të rritur, ndërkaq e gjatë sa një fushë basketbolli.
5. Kolibri dridh krahët deri në 70 herë në sekondë, ndërkaq ka madje 1.260 të rrahura të zemrës në minutë.
6. Miza e shtëpisë lëviz krahët rreth 20 mijë herë në minutë.
7. Kërcimi i bretkosës mund të jetë i gjatë deri në 5 metra.
8. Ariu amerikan kurdo që mundet do të shfrytëzojë rastin që të lajë ushqimin e vet para se ta hajë.
9. Strucët mund të hanë vetëm kur janë me kokë poshtë.
10. Dy kafshët e vetëm që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre janë lepujt dhe papagajtë, transmeton PORTALI.info.