Tanimë e dimë që kafeja ka vlera të pazëvendësueshme shëndetësore. Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por a e kishit menduar nodnjëherë se cila kafe është më e shëndetshme?

Në shtëpitë tona kafeja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres. Madje askujt nuk i ka shkuar në mendje për të zëvëndësuar kafen turke me ndonjë lloj tjetër. E keni menduar ndonjëherë nëse merrni të njëjtat vlera kur pini një kafe ekspres si kur pini kafen turke? E vërteta është se jo të gjitha llojet e kafesë kanë të njëjtat vlera.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres

Kafeja turke është ajo që ka përqëndrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zjerja e tyre me ujë. Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës. Më pas, përgatitja në makinetat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen te kafeja: kafestoli dhe kaholiani. Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden te bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshëme. Studime të fundit, ku bazohet dhe AgroWeb.org, kanë vërtetuar se këto dy substanca, te personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm. Pirja e kafesë turke te këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 për qind. Kjo pasi kafeja turke përmban 7.2 miligramë të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafeja ekspres përmban vetëm 1 milligram nga secila substancë.

Kjo për ekspertët është një e dhënë e dobishme, pasi tregon se njerëzit që vuajnë nga kolesteroli duhet të konsumojnë më shumë kafenë ekspres. Për njerëzit të cilët nuk kanë këto probleme, kafja turke nuk përbën asnjë rrezik./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here