6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI La Croix (1958) / Ja arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33...

La Croix (1958) / Ja arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në Shqipëri sipas majorit Howard Curran

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2020

“La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare dhe largimin e tij nga atdheu ynë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një avion luftarak amerikan i detyruar të ulej në Shqipëri

La Croix, e enjte, 9 janar 1958, f.8 :

“Tetë ditë pas kapjes së Skymaster-it britanik, radioja shqiptare e dëgjuar në Beograd njoftoi se një pajisje ushtarake amerikane – avion luftarak – kishte shkelur jugun e Shqipërisë dhe kishte fluturuar mbi qytetet e Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit, duke u drejtuar kështu drejt Tiranës.

Forcat e detyruan aeroplanin të ulej në një aerodrom shqiptar, shtoi Radio Tirana, e cila tha se aeroplani pilotohej nga majori Howard Kennan dhe se një hetim ishte hapur nga autoritetet shqiptare.

Sipas autoriteteve amerikane, aeroplani i kapur u raportua i humbur më 23 dhjetor, gjatë një fluturimi Chateauroux-Napoli.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët do të lirohet së shpejti

La Croix, e shtunë, 11 janar 1958, f.2 : 

“Oficerët e Forcave Ajrore të SH.B.A.-ve kanë njoftuar se Majori Howard Curran, pilot i avionit që u zhduk para Krishtlindjeve, do të lirohet nga autoritetet shqiptare pas “dy ose tre ditësh”.

Në qarqet zyrtare të bazës amerikane të Châteauroux, deklarojnë se e kanë mësuar lajmin nga një telefonatë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris.

Sipas këtyre qarqeve, zyrtari i ambasadës njoftoi se Majori Curran dhe aeroplani i tij, një avion stërvitjesh T-33, do të liroheshin sa të përmirësohej koha (moti).

Ambasada e SH.B.A.-së në Paris ka shumë të ngjarë ta ketë marrë informacionin e saj në Quai d’Orsay.

Ne e dimë që z. Keller, ambasador i Francës në Tiranë, ka dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët ka pasur vetëm një defekt karburanti

La Croix, e diel, 12 janar 1958, f.2 : 

“Majori amerikan Howard Curran, aeroplani i të cilit bëri një ulje të detyruar në Shqipëri më 23 dhjetor, arriti në Beograd. Majori u përshëndet ndërsa doli nga aeroplani nga konsulli dhe zëvendës atasheu i forcave ajrore amerikane, si dhe shumë gazetarë të huaj, fotografë të shtypit dhe televizionit.

I sulmuar me pyetje, ai tha se nuk e kishin detyruar të ulej, por i kishte mbaruar karburanti. Ai ishte duke udhëtuar nga baza e tij në Chateauroux për në Napoli, por humbi orientimin, pajisjet e tij të navigimit (fluturimit) nuk funksiononin normalisht. Pasi qëndroi në ajër për dy orë e gjysmë, i kishte mbetur karburant vetëm për dhjetë minuta.

Gjatë uljes, njëra prej gomave shpërtheu dhe ai nuk e dinte se ishte në një aerodrom shqiptar. Majori amerikan tha se ai ishte trajtuar mirë dhe se ishte marrë në pyetje në mënyrë normale. Ai ishte i lirë të lëvizte, por shoqërohej gjithmonë nga një ushtar shqiptar.”

Ai u arrestua 19 ditë në Shqipëri

La Croix, e mërkurë, 15 janar 1958, f.5 :

Majori amerikan Howard Curran u kthye në bazën ushtarake të Châteauroux pasi u ndalua për 19 ditë në Shqipëri, ku iu desh të bënte një ulje të detyruar. Në dokumentin tonë, aviatori shpërthen nga gëzimi kur gjen tre fëmijët e tij: Pat-in, Mike dhe Mary-n e vogël, jo më pak të lumtur që panë sërish babanë e tyre.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments