Gjergj Fishta e ka quajtur Kanunin “Palcën etnike të kombit shqiptar, dhe të kulturës së tij.”

Shtjefën Gjeqovi “Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto njerxisht. Mi kto asht ngreh nnertesë e madhnushme qi i thonë shoqni, njeky asht Kanuni i shoqniis..”
Frano Ilia “Breznitë e sodshme e t’ardhshme duhet ta njohin mirë Kanunin e vet, se në te shohin vazhdimsinë e popullit që u qëndroi të gjitha stuhive që në thellësi të kohëve ma të largëta.”

Ismet Elezi “E drejta Zakonore e Shqiptarëve është dëshmi tjetër e gjallë, krahas gjuhës shqipe dhe gjithë kulturës materiale e shpirtërore që vërteton autoktonin dhe individualitetin e popullit shqiptar.”

Syrja Pupovci “Burimi i së Drejtës Zakonore të Shqiptarëve duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve. Kjo e Drejtë pësoi ndryshime dhe krijoi variante të ndryshme…”

Eqrem Çabej “Zakonet e Shqipnis na paraqesin po atë ftyrë sikurse na e paraqet edhe gjuha e saj. ” /InforCulture info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here