Shkruan: Fahri XHARRA

Se me të vërtetë historia e botës duhet pasur një rishikim, dhe atë shumë serioz e tregon fakti i zbulimit të mumjeve të grave dhe burrave lekurë-bardhë në Kinë . Zbulimi më i madh i shekullit 20 është gjetja e një fisi “ Veri Europian “ në shkretëtirën kineze Taklimakan, në afërsi të shkretëtires së njohur të Gobit. Ishte viti 1978 kur arkologu kinez Wang Binghus në hulumtimet etij në vendin e quajtur Qizilchoqa, Bregu i kuq i gjeti disa mumje në gropë afër malit. Trupat e mumifikuar u vendosen në muzeun e qytetit Urumki , gjithësejt 113 sish nga se qeveria kineze nuk kishte mjete më të më dha financiare për të hulumtuar më shumë. Fjala ishte për një fis “ të humbur” afër 4 mijë vjet.

Kur e pata fjalën tek rishikimi i historisë më dha guxim kjo fjali : “ Në atë kohë, kinezët me treditën e tyre deri atëherë mendonin që civilizimi kinez historikisht është zhvilluar i pavarur nga bota tjetër. Mu për këtë qeveria kineze nuk e lejonte publikimin në botë te këtij zbulimi .(Fiset e bardha në Kinën e vjetër, nga Nell Rose )
“But soon they realized that the proof was irrefutable” , pra më në fund e kuptuan që faktet dhe provat nuk mund të fshehen dhe kështu lajmi për zbulimin e cekur më lartë e mori botën

Të spjegojmë më shumë, kufomat e bjetra rreth 4 mijë vjeçare ishin të shtrira në tokë dhe jo të mumifikuar ashtu siç jemi mësuar të dimë nga mumjet tjera nëpër botë, nuk ishin të balsamosura. Shkencëtarët spjegojnë se trupat, thjesht ishin vedosur mbi tokë ( në gropa kuptohet ). Kushtet klimatike të atij regjioni , të nxetit, thatësia dhe dimrat me acar, të gjitha të përziara me pluhur të kryposur i kishin krijuar kushtet e një ruajtjeje perfekte. Dhe mbi të githa edhe rrobat me të cilat ishin “varosur” , ato mund të shihen dhe të përcaktohet se cilës kohë dhe cilit vend i takojnë.

Kur jemi tek rrobat, nëse e shikoni foton e kësaj gruaje , veshjen e saj do të vëreni një gjë të jashtëzakonshme për gjendjen e tyre. Bible, bile në një nga mumjet shihen edhe “zgjatjet” artificiale të flokëve.
Interesant dhe me vlerë të shkruhet që studjuesja Elizabeth Wayland Barber, eksperte e tekstileve ( veshjeve ) në lashtësi, e gjenë që rrobat e mujeve kanë ngjashmëri të pa kontestueshme me ato të gjetura në minierat e krypes të lidhura me kulturen e hallstattit ( Austri ). Kurse sai përketë tatuazhit në duart e mumjeve të gjetura ne mumjet e bardhe në Bazeni Tarim (Qäwrighul, Yanghai, Shengjindian, Shanpula, Zaghunluq, and Qizilchoqa) kjo veç se është e njohur nga lashtësia e jonë Pellazgjike.

Shkollarët e thonë që ai fis leshbardhë “ i humbur “ në Kinë që 4 mijë duhet të ishte shumë i përparuar për kohën e vet. (This tribe was obviously very advanced for its day. On one of the mummies, there is a scar which shows they had rudimentary operating skills. It had been sown up with horses hair.)

Bukuroshja e Lulanit ( shih foton ) i ka shenjet e gruas nordike . Duhet të ishte Nordike e vjetër rreth të 45- ve kur ka vdekur,e cila është varrosur me shporten me ushqime për jetën tjetër si dhe krehërin dhe grur të shtëpisë.

Lexojen i këtë marrëzi serbe, në librin e saj Dr. Olga Lukoviq- Pjanoviq ” Srbi…narod najstariji “ në faqen 407 , rreth mumjeve të Kines shkruan: “U zbuluan mumjet e bardha, bota filloi të flet se ato ishin të para-ardhësve të shqiptarve. Kurrë!. Ata ishin serbët e dikurshëm” .
Pra duke eu bazuar në falsifikimet serbe të historiografisë sonë, me këte kuptohet thjesht që fjala është për shqiptarët e dikurrshëm, trashëgimtar të të cilëve jemi ne sot .Serbët e njohin historinë tonë, lashtësinë tonë, ndoshta edhe më mirë se ne dhe këtu qëndron “ aftësia “ e tyre për shtrembërim të historisë shqiptare dhe përvetësimin e saj

Robert D’ Angely në librin e tij “Enigma” shkruan “Lexuesi nuk duhet të çuditet kur e lexon që Aleksandri i Madh ka imituar kapedanin e Ekspeditës së parë të ariasve në fillim të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit.Përkundrazi, ai duhet ta shohë këtë gjë si normale dhe krejt të natyrshme, sepse historia na mëson, që gjithnjë gjithë kapedanët e mëdhenj kanë kërkuar të kopjojnë të tjerët udhëheqës të mëdhenj, paraardhës të tyre. Në fakt ne do të thoshim se Aleksandri ka imituar komandantin e Ekspeditës së parë të ariasve: prova më e mirë është se ushtarët, që arritën në brigjet e lumenjve të Indisë, kundërshtuan të shkonin më tej në thellësi të territorit të Indisë, duke thënë se nuk donin të shkonin të humbisnin atje, ashtu si Ekspedita e parë. Ndonëse ka një ndërkohë prej rreth 2500 vjetësh që i ndan argët ose ariasit prej maqedonasve, domethënë prej stërgjyshëve të pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë, na del se këta të fundit e ruanin për bukuri kujtimin e Ekspeditës së parë dhe ne mund të themi gjithashtu, se Aleksandri duhej ta njihte më mirë në vija të trasha mënyrën se si ishte zhvilluar ajo ekspeditë.”
Pra ishin pellazgët ata që i banuan këto toka dikur , dhe mumjet e bardha janë pellazgjike.

Ku qëndron gabimi i saktësisë historike? Dëshira për fshehjen e së vërtetës së saj. Me qëllim shkruhet “ indo-europiane” , pra që mos të thuhet pellazgjike.

Fahri Xharra, 8.05.21
Gjakovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here