Më 5 Prill të vitit 1911, në revistën javore “Kalem” në Stamboll, ishte publikuar një karikaturë mjaft interesante. /InforCulture.info

Në karikaturë duket se është paraqitur një burrë i madh (në mbipeshë) i personifikuar si Perandoria Osmane, dhe ka të dukshme organet brendshme trupore të tij. Me numra nga 1 deri në 4 janë cekur katër vende që atë kohë ishin nën sundimin osman. Me numrin 1 është shkruar Shqipëria, 2. Bagdadi, 3. Jemeni dhe numër 4. Siria.

Numrat e vendeve të cekura janë të vendosura nëpër organet e brendshme. Numri 1 i Shqipërisë është vendosur mu në zemër të “perandorisë”. Pra, revista javore “Kalem” e kohës e shihte dhe e paraqiste Shqipërinë sikur zemrën e Perandorisë Osmane.

Fotografia është marrë nga profili i Rafet Kadriut në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here