Dhimbja e kokës, si pasojë e tensionit të lartë të gjakur, është një prpblem masiv së fundmi, ku shumë prej pacientëve kanë gjetur vdekjen. Kjo sëmundje kërkon më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim.

Siç e dimë, tensioni i lartë shoqërohet jo vetëm me dhimbje koke, por edhe me dhimbje në fytyrë, në sy, mjegullim shikimi, që për pasojë bëhet shumë i ndjeshëm ndaj dritës. Kjo sëmundje të “fal” marrëmendje, mungesë orientimi dhe të përziera, që intensifikohen gjatë ndryshimit të pozicionit të trupit. Po ashtu, shqetësime janë edhe gjakderdhje të hundëve, skuqje të lëkurës së fytyrës, rrahje të çrregullta të zemrës, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, plogështi.

Por si mund ta mbajmë nën kontroll këtë sëmundje? Mjekët tregojnë se ushqimet e përpunuara, mishi i kuq, ushqimet e skuqura, me shumë yndyrë, turshitë e gatshme, alkoli dhe pijet energjike e rrisin tensionin e lartë të gjakut. Në ndihmë mund t’ju vijë hudhra, pasi përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here