6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI “A prodhuen shqiptarët, për afro 500 vjet nën Perandorinë Osmane, nji korpus...

“A prodhuen shqiptarët, për afro 500 vjet nën Perandorinë Osmane, nji korpus kulturor kushtue Shqipnis?”

Nga Col Mehmeti

Teksa e lexon poezinë «Shumë ndriçimit» të Lukë Bogdanit, mos me tu besue që nji hasjan në vitin 1685 shkruente aq bukur, me nji gegnishte të qiruem, e me nji kulturë humaniste si asnji shqiptar mocanik i tij.

Poezia në fjalë ka veç nji vernik të lehtë fetar, se përndryshe metrika, kompozicioni e gjithçka tjetër endet sipas nji frymëzimi të epërm homerik. Luka, kushëri i Pjetër Bogdanit, e ftillon metafizikisht poezinë me nji zanë që fluturon mbi dheshkronjën shqiptare të kohës. I këndon Prizrenit «gjithë nd’armë mbukuruem», Shkodrës «ndë konfi» e Shkupit «qytet perëndish».

Kurgja tjetër mos pastë, kjo poezi ka nji vokacion parakombëtar, nji ndërgjegjje proto-kombëtare në sensin modern. Pyetja që nuk shmanget në raste të tilla âsht kjo: a prodhuen shqiptarët osmanli, për afro 500 vjet nën Perandorinë Osmane, nji korpus letrar e kulturor kushtue Shqipnis? Dikush mundet me e përmend poezinë e Jahja bej Dukagjinit, kur ai evokon nji histori të dyfishtë individuale-kolektive: «Arnavud asli olub-dur aslim» (raca shqiptare âsht raca ime).

Por ky âsht nji përjashtim që e provon rregullin e zymtë se shqiptarët muslimca e kanë hisen ma të vogël në panteonin kulturor shqiptar. E ashtuquajtuna letërsi e bejtexhive, të cilën e çojnë n’qiell turkomanët, nuk shkërben kurgja nga mjedisi shqiptar i kohës. Me shqipen e përçudtë, të ngarkueme spic me orientalizma, poezia e bejtexhive zëron probleme të përgjithshme osmane, por jo edhe prirjet centrifugale të elitave «laike» të Shqipnis’ së shekujve 16-të e 17-të, pronarëve semi-feudal të tokave, tregtarëve, etj, që po antagonizonin me Perandorinë e po e vinin theksin te “Shqipnia”.

Në këtë «cultural desert» të Shqipnis’ osmane ku mungonte shtypshkrimi shqip, kompleksiviteti e vibranca kulturore, njerëz si Lukë Bogdani ngjajnë jo veç të jashtëkohshëm, por edhe armiq të krisun që me dijen e tyne erudite e qesëndisin injorancën tonë prej muslimcash. PYETJA jem vazhdon me qenë e njejtë: cila anë e peshores randon ma shumë: prodhimi poliedrik i mjediseve arbëreshe e jo-myslimane, apo «prodhimi» i bejtushave si Nezim Frakulla, Muhamet Çami e Hasan Zuko Kamberi?

Ma zi se pushtimi osman âsht fakti që universi jonë mendor, për 500 vjet, sillej e pshtillej rreth xhamisë, hoxhës së katunit e çeshmes ku merrej avdes…?? Ky âsht çelësi shpjegimor pse regicidi francez, (mbretvrasja), idetë e revolucionit francez e fryma progresiste nuk e preku kurrë Shqipnin’ osmane!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments