6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KËSHILLA Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides

Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides

Ndërlidhja e ngushtë e çdo pjese të trupit është po aq misterioze sa edhe e mahnitshme. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë biokimik që e mban njeriun në këmbë dhe funksional.

Një prej pjesëve më thelbësore të organizmit është gjendra tiroide e cila ndonëse është e shkëputur nga truri dhe stomaku, ka një ndikim të fortë në funksionalitetin e tyre.

Shëndeti i Tiroides Nis Nga Stomaku
Tiroidja është e lidhur ngushtë me sistemin imunitar dhe ndikon fort në shëndetin mendor. Megjithatë, ajo me stomakun kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe domethënëse. Le të marrim shembullin e anemisë e cila është një shenjë fillestare e hipotiroidizmit Një prej arsyeve përse anemia shoqërohet me probleme me tiroiden ka të bëjë fillimisht me nivelin e ulët të aciditetit në stomak.

Acidi i stomaku luan dy role kritike që ndikojnë në shëndetin e tiroides. Acidi ndihmon në tretjen dhe shpërbërjen e ushqimit si dhe shpërndarjen e ushqyesve nëpër qeliza. Këtu përfshihen edhe qelizat e tiroides. Ato kanë nevojë për selenium, zink, vitaminë C dhe shumë më tepër. Së dyti, acidi i stomakut shkatërron bakteret dhe viruset që hynë në trup nëpërmjet gojës.

Ai pengon rrugëtimin e baktereve drejt gjakut dhe më pas minimin e sistemit imunitar. Kur niveli i acidit në stomak është tepër i ulët, nisin problemet me tretjen dhe jo vetëm. Kur ushqimet nuk treten siç duhet, qelizat nuk marrin ushqyesit e nevojshëm gjë që ndikon në funksionin e shumë pjesëve të trupit përfshirë tiroiden.

Si Të Përmirësoni Nivelin e Acidit në Stomak
Ekspertët, thonë se përmirësimi i niveleve të acidit në stomak është diçka shumë e lehtë dhe zgjidhjet gjenden kryesisht në kuzhinë. Për shembull, në mëngjes ju mund të tresni një deri dy lugë gjelle me lëng të freskët limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini esëll. Një alternativë tjetër është që të tresni një lugë gjell uthull orgnike molle./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments