Të gjithë udhëtarët që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe, duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë të detyrueshme në hotel. Por ekzistojnë dhe mundësi të tjera për banorët e Emiratëve të Bashkuara Arabe që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një artikull të publikuar për udhëtarët nga Emiratët e Bashkuara Arabe, nga operatorët turistikë, mediat arabe listojnë 11 vende ku turistët mund të kalojnë ’11 ditët e karantinës’ para se të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar.

E para në listë renditet Shqipëria! Në artikullin e botuar nga media arabe, theksohet se Shqipëria pret rezidentë dhe qytetarë nga Emiratët e Bashkuara Arabe pa qenë e nevojshme që të kryhet një test COVID.

“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar.”- thuhet në artikullin e medias arabe.

Sakaq në artikull shkruhet se në javën e tretë të qershorit, Shqipëria pritet që të ngre edhe qendra shëndetësore verore në 29 vende të ndryshme kur turistët mund të kenë mundësi që të testohen për virusin.

“Turistët janë të lirë që të lëvizin rreth e qark vendit, por u kujtohet që të mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrash.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here