Daut Dauti

Këto fotografi janë të fillimit të shek. XX dhe tregojnë gjendjen e mjerë të fëmijëve punëtorë gjatë periudhës së egër të kapitalizmit në SHBA. Janë fotografi të fëmijëve që kanë punuar në miniera, bujqësi, fabrika dhe peshkim (mbledhje të guacave). Orari i punës së fëmijëve ka qenë i gjatë kurse rrogat sa për të ngrënë bukë. Këto pamje kanë vazhduar deri vonë, më saktësisht deri më 1938 kur kongresi amerikan më në fund ka miratuar ligjin që ndalon punën e fëmijëve.
Këso pamje të mjerimit te ne nuk ka pasur. Jo për shkak se jemi njerëz tjerë, por për shkak se ne nuk kemi pasur industri e cila do t’i eksploatonte edhe fëmijët. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here