6.1 C
Pristina
Friday, July 30, 2021
Home KURIOZITETE Biblioteka e Izraelit publikon dorëshkrime dhe skicime të panjohura të Franz Kafkës

Biblioteka e Izraelit publikon dorëshkrime dhe skicime të panjohura të Franz Kafkës

Një koleksion dokumentesh nga autori Franz Kafka është tani në dispozicion për publikun në internet, pas restaurimit dhe digjitalizimit që iu bë atyre. Ky koleksion përfshin histori të ndryshme, një fletore në të cilën ai praktikonte hebraisht dhe qindra letra personale, skica dhe revista udhëtimi.

Kafka zbuloi talentin e tij për skicime e vizatime në vitin e parë të universitetit. Vizatimet e tij janë kryesisht karikatura groteske të njerëzve që takoi, ose skica të vetvetes. Koleksioni u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod, një mik të cilit Kafka i kërkoi që t’i digjte shkrimet e tij pas vdekjes. Por Brod refuzoi dhe i botoi ato, duke bërë që Kafka të njihej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX.

Kafka vdiq në vitin 1924, në moshën 41-vjeçare, pas një beteje shtatëvjeçare me tuberkulozin. Rreth 15 vjet më vonë Brod, gjithashtu shkrimtar hebre, u detyrua të largohej nga Çekosllovakia e pushtuar nga nazistët për në Tel Aviv. Ai mbante me vete letrat e Kafkës në një valixhe dhe më vonë filloi të botojë shumë prej tyre. Pasi Brodi vdiq, ai ia la koleksionin sekretares së tij Esther Hoffe dhe i kërkoi asaj të siguronte që ato të arrinin në Bibliotekën Kombëtare. Sidoqoftë, ajo i mbajti letrat deri në vdekjen e saj në 2007, dhe Biblioteka Kombëtare u bëri thirrje vajzave të saj të respektonin dëshirën e fundit të Brodit dhe t’u jepnin atyre dorëshkrimet e mbetura. Duke u ndeshur me refuzimin e tyre në vitet pasuese u hapën disa procedura ligjore.

Biblioteka Kombëtare e Izraelit arriti pas shumë vitesh të merrte këto dokumente dhe më pas të realizonte të gjitha procedurat e nevojshme për restaurimin dhe digjitalizimin e tyre, për t’u bërë të arritshme për publikun, studiuesit dhe fansat e Kafkës në Izrael, e kudo në botë.

Mu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments