6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home KËSHILLA Studimi zbulon se shumica e rasteve të rënda me Covid-19, kanë simptoma...

Studimi zbulon se shumica e rasteve të rënda me Covid-19, kanë simptoma afatgjatë

Një studim i ri mbi COVID-19, nënvizoi rëndësinë e vaksinimit tek sa më shumë njerëz, pasi shfaqte se si disa nga ata që kishin koronavirusin, mund të vuajnë nga simptomat muaj më vonë.

Sipas analizës së botuar të mërkurën në JAMA Network Open, gati tre të katërtat e pacientëve me COVID-19 të moderuar me gjendje të rëndë, kishin të paktën një simptomë afatgjate.

Studiuesit nga Universiteti Stanford zhvilluan një përmbledhje të 45 studimeve që ndoqën 9,751 pacientë në muaj pas infektimit me COVID-19. Ata zbuluan se 73% e pacientëve kishin të paktën një simptomë 60 ditë pas diagnozës, fillimit të simptomës ose pranimit në spital. Ky zbulim ishte i qëndrueshëm edhe në studimet që ndoqën pacientët deri në gjashtë muaj, njofton CNN.

“Ne nuk kishim të dhëna për individët që u infektuan me COVID-19 dhe thjesht vazhduan ditën e tyre, kështu që nuk duam të shkaktojmë shumë alarm me vlerën e 73% të njerëzve që përjetojnë rezultate afatgjata,” Tahmina Nasserie, kandidate për epidemiologji dhe shëndet të popullatës në Universitetin e Stanfordit dhe autorja kryesore e studimit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se në të gjitha studimet, 40% e pjesëmarrësve përjetuan lodhje, 36% kishin gulçim dhe 25% të tjerë raportuan një paaftësi për t’u përqendruar, shpesh të referuara si ‘mjegulla e trurit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments