6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Ky është monumenti më i vjetër në botë

Ky është monumenti më i vjetër në botë

160 kilometra nga deti, në Australinë verilindore, gjendet Nawarla Gabarnmung, një strehë masive e gdhendur nga era dhe më pas nga dora e njeriut.

Ky vlerësohet se mund të jetë monumenti më i vjetër në botë, 10 herë më i vjetër se monolitet e Stonehenge.

Muret janë të veshura me shtresa të mbivendosura pikturash. Janë pamje të kafshëve që janë gjuajtur tradicionalisht nga aborigjenët. Pikturat në muret e shpellës janë një përzierje e modernes dhe shumë të lashtës. Por sa e vjetër është kjo traditës?

Që nga viti 2010, arkeologu Bruno David ka punuar në këtë zonë në përpjekje për të zbuluar historinë e Nawarla Gabarnmung.

“Njerëzit kanë ardhur në këtë vend duke ngritur kampingje dhe me kalimin e kohës janë krijuar disa shtresa rëre dhe hiri që janë mbivendosur gradualisht, si fletët e një libri. Këto sedimente të mbivendosura kanë shkaktuar varrosjen e materialeve arkeologjike. Ne kemi kryer fillimisht gërmime në sipërfaqe, ku kemi materiale që mund të jetë 100-200-vjeçare. Jemi kthyer gjithmonë e më pas në kohë dhe më në fund arritëm në një periudhë rreth 48-50 mijë vjeçare për të cilën kemi edhe provat më të vjetra të pushtimit të këtij vendi”, tregon arkeologu.

Datat bazohen te fragmentet e qymyrit që janë lënë pas nga australianët e hershëm. Ato tregojnë se njerëzit kanë qenë këtu rreth 50 mijë vjet më parë!

Arkeologët nuk kanë gjetur ende eshtra njerëzore në Nawarla Gabarnmung, por ata kanë gjetur prova në formë pikturash deri në 30 mijë vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments