6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home RETROSPEKTIVË Ishte viti i largët 1968, atëherë kur gjithçka Shqiptare ishte e ndaluar...

Ishte viti i largët 1968, atëherë kur gjithçka Shqiptare ishte e ndaluar dhe konsiderohej e rrezikshme nga ana e pushtetit komunist Serb

Nga – Orhan Rexhepi

Para 50 vjetësh PO e tani JO, si është e mundur kjo?
Ishte viti i largët 1968, atëherë kur gjithçka Shqiptare ishte e ndaluar dhe konsiderohej e rrezikshme nga ana e pushtetit komunist Serb, por në Shkollën Fillore të fshtait BUSHTRAN të Komunës së Preshevës, NEXHATI REXHEPI që ishte mësues aty, mori guximin dhe e organizoi një improvizim teatri, për ta bërë një pjesë teatrale për GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN, në 500-vjetorin jubilar të vdekjes së tij, ku edhe vetë ai e luajti rolin e heroit tonë të madh (tri fotot), sigurisht që në rrethana të tilla u shfaqën pengesa të mëdha nga Serbët e fshatit, prandaj edhe nuk munguan as pengesa nga autoritetet “shqiptare” të po këtij fshati.

Më pas, po ky Nexhati Rexhepi asnjëherë nuk e ndali aktivitetin e tij në përgatitjen e shtatë dramave të Tetarit amator të Preshevës në rolin e Regjisorit dhe të Aktorit, nuk u ndal në përgatitjen e mbi 15 Recitaleve të mëdha për datat historike, punoi me shumë nxënës në përgatitjet e tyre për garat e recitimeve, sukseset e të cilëve arritën t’i shtangin edhe vetë kundërshtarët tanë të mëdhenjë Serbët, deri aty sa i biri tij YMERI në vitin 1976 në garat zyrtare Republikane të SERBISË e zuri VENDIN E PARË dhe dy herë tjera VENDIN e TRETË (1974, 1975).

Nexhati Rexhepi gjithashtu punoi në Bibliotekën e qytetit të Preshevës nga viti 1969 e deri në ditën e pensionimit, tashmë është në moshën 79-vjeçare.

Dhe tani në ditën e sotit lindë një pyetje e madhe, nëse atëherë ishte aq e vështirë të organizohej çkado diçka për SKËNDERBEUN dhe u organizua, pse tash në 550-vjetorin jubilar të vdekjes së heroit tonë (kur aspak nuk është e ndaluar), nuk ka asnjë organizim të tillë qoftë edhe më i vogli, organet komunale nuk janë në gjendje sepse dikush qëndron mbi kokën e tyre, por në këtë rast ku është Gjimnazi i Preshevës i cili e mbanë pikërisht emrin e SKËNDERBEUT, ku është Shoqata e Historianëve, ku është Shoqata për Trashëgimi dhe Vlera Kulturore, ku është Klubi letrar Feniks i Preshevës, ku është Teatri tashmë Profesional i Preshevës, ku është Biblioteka e Qytetit të Preshevës, ku është Shtëpia e Kulturës, po edhe jopak organizata të tjera.
Nexhati Rexhepi atëherë nuk kërkoi ndihmë nga askush!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments