6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Jepet alarmi, Deti i Vdekur po zhduket, do të ketë pasoja

Jepet alarmi, Deti i Vdekur po zhduket, do të ketë pasoja

Ambientalistët izraelitë janë të shqetësuar se Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë, po zhduket. Kjo paraqet rreziqe mjedisore dhe mund të ndikojë në efektet e rralla shëruese të Detit të Vdekur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein ishte në rajonin e Detit të Vdekur dhe përgatiti këtë kronikë.

Jake Ben Zaken drejton varkën e tij të vogël drejt një formacioni të çuditshëm kripor që ka dalë mbi sipërfaqen e Detit të Vdekur. Deri vonë, këto formacione ishin të gjitha nën ujë, por deti po tkurret me shpejtësi.

Ai beson se mjedisi i veçantë i Detit të Vdekur, pika më e ulët në tokë, duhet të mbrohet.

“Unë mendoj se Deti i Vdekur i përket botës. Ky është i vetmi vend në botë i këtij lloji, nuk ka asgjë të ngjashme në botë. Dhe unë mendoj se duhet ta mbrojmë atë”, thotë ai.

Tkurrja e Detit të Vdekur është dokumentuar për vite me radhë nga organizata Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

“Deti i Vdekur është aktualisht në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Ne po humbasim sasi uji të barazvlefshme me sasinë e ujit në 600 pishina olimpike në ditë. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka që të kemi një vizion për të rimëkëmbur rrjedhën historike, për të shpëtuar Detin e Vdekur me çdo mënyrë”, thotë Noam Bedein nga Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

Burimi kryesor i ujit të Detit të Vdekur është lumi Jordan, por rrjedha e tij është pakësuar në mënyrë drastike nga mungesa e reshjeve dhe mungesa e ujit në këtë rajon shkretëtire. Ndryshimi i klimës ka çuar në shfaqjen e papritur të mbi 6,000 gropave të mëdha dhe të rrezikshme, duke shkatërruar industrinë turistike në këtë zonë.

Disa artistë mjedisorë izraelitë po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin mbi tkurrjen e Detit të Vdekur dhe shfaqjen e gropave të rrezikshme, përmes vallëzimit, ekspozitave fotografike dhe artit me tema mjedisore.

“Metafora e vijave të kuqe është një referencë për enët e gjakut të Nënës Natyrë. Unë e shoh të gjithë këtë zonë si një profeci të asaj që do të ndodhë në botë nëse nuk do të kujdesemi për natyrën”, thotë artisti dhe aktivisti i mjedisit, Doron Gazit.

Klinikat e “Terapisë Klimatike” të Detit të Vdekur kanë trajtuar mijëra pacientë që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes. Ato shfrytëzojnë kushtet e rralla mjedisore të rajonit, duke përfshirë nivelet e larta të oksigjenit, rrezet ultravjollcë dhe ujin me minerale. Tani një studim i ri tregon se mjedisi i Detit të Vdekur mund të ndihmojë edhe pacientët me COVID-19.

“Për herë të parë ne po shohim se rrezet ultravjollcë mund të jenë të dobishme për pacientët me Covid-19. Në studimin e fundit kemi mësuar se këto rreze mund të parandalojnë vdekjet nga Covid-19″, thotë Dr. Marco Harari nga klinika DMZ.

Ambientalistët këtu thonë se ka shumë arsye për të shpëtuar Detin e Vdekur dhe shpresojnë se ky studim do të rrisë ndërgjegjësimin për atë që duhet bërë për të ndalur tkurrjen e mëtejshme të tij. /Voa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments