Fiset me te permendura ilire dhe viset e banuara me ta ishin,DARDANËT fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Gadishullin Qendror, kryesisht në Kosovë..,Pastaj ARDIANËT që shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Naronë..,dhe ALBANËT që Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës).
Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve. –
ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër. –
ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Naronë. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Gadishullin tonë Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.