6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KËSHILLA Duart tregojnë sinjale për shëndetin që nuk duhet t’i injoroni

Duart tregojnë sinjale për shëndetin që nuk duhet t’i injoroni

Nëse i hidhni një sy duarve, atëherë do kuptoni se sa shumë thonë për shëndetin tuaj. Duart janë një indikator i rëndësishëm i asaj që ndodh me organizmin që nuk duhet ti injoroni

Therje në duar dhe gishta

Kjo tregon se nuk merrni mjaftueshëm vitaminë B1, B6, B12 ose vitaminë E. Jepini rëndësi shëndetit tuaj. Nëse e ndjeni këtë, atëherë bëni një vizitë tek doktori juaj ose kërkoni për ushqime që përmbajnë vitaminat që ju duhen.

Shenja gishtat ngjyrë blu

Kjo tregon qarkullimin e dobët ose nivele të ulëta të oksigjenit në gjak. Shpesh nuk është e dëmshme, por nëse shoqërohet me pneumoni, mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mushkërive.

Ndjenjë mpirje në majë të gishtave

Nëse e ndjeni këtë, atëherë keni probleme me qarkullimin e gjakut. Sidoqoftë, mund të jetë rezultat i një nervi të dëmtuar ose sëmundjes kardiovaskulare.

Gishta të bardhë, blu ose të mpirë

E gjitha kjo lidhet me sëmundjen “Buerger”, që tregon se keni rritje të inflamacionit në enët e vogla dhe të mesme të gjakut. Shpesh është rezultat i pirjes së duhanit.

Thonj të zbehtë

Nëse shtypni bazën e thonjve për një kohë, ajo do të kthehet e bardhë, por pastaj përsëri rozë. Kjo është normale. Sidoqoftë, nëse baza mbetet i bardhë, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit.

Ju dridhen duart

Fillimisht, jepini rëndësi kafeinës që merrni dhe nivelit të stresit. Shumë stres dhe kafe mund të shkaktojë dridhje duarsh. Nëse nuk keni asnjërën nga këto, bëni një vizitë për të mësuar më shumë.

Pëllëmba e kuqe

Nëse ju ndodh kjo, shkoni urgjent tek doktori pasi është shenjë e një sëmundje me mëlcinë.

Gishta të enjtur

Nëse ndodh kjo, atëherë tregon se jeni person që konsumoni shumë kripë. Provoni të mos e përdorni shpesh dhe të konsumoni shumë ujë.

Duar të djersitura

Kjo mund të jetë rezultat i një gjendre tiroide tepër aktive. Nëse vuani prej saj shumë shpesh, telefononi mjekun tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments