6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE E dini ku ndodhet rruga më e rrezikshme në botë?

E dini ku ndodhet rruga më e rrezikshme në botë?

Quhet ”Rruga e Jungasve” dhe ndodhet në Bolivi.

”Ajo është rruga më e rrezikshme në botë dhe jo rastësisht quhet udhëtimi drejt vdekjes”, shkruhet në faqen italiane fuoriditesta.it.

Kjo rrugë shkon nga 3 600 metra mbi nivelin e detit, për t’u rritur më pas në lartësinë mbi 4 600 metra mbi nivelin e detit dhe përsëri zbret në 1 500 metra.

Rruga është e paasfaltuar e ashpër dhe, gjatë saj, asnjë barrierë anësore nuk mbron shoferët nga shpatet dhe humnerat.

Për më tepër, është e mundur të takosh klima të ndryshme gjatë udhëtimit.

Ndërtimi i asaj që konsiderohet rruga më e rrezikshme në botë daton që nga viti 1930, ku punëtorët ishin disa të burgosur nga Paraguaji dhe qëllimi ishte të lidhte kryeqytetin me Amazonën Boliviane.

Me kalimin e viteve, ka pasur aksidente tragjike, siç është ajo e vitit 1983 në të cilën vdiqën rreth 100 njerëz.

Vitet e fundit është ndërtuar një rrugë më moderne dhe më e sigurt, megjithatë rruga vazhdon të frekuentohet nga turistët kureshtarë dhe nga banorët e fshatrave të largëta që janë në këtë zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments