6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Kjo është shtëpia më e pashpjegueshme në botë(Video)

Kjo është shtëpia më e pashpjegueshme në botë(Video)

Në vitin 1886, ekscentrikja Sarah Winchester u zhvendos në San Jose, Kaliforni, ku bleu një shtëpi me tetë dhoma. Ajo vendosi ta rinovojë atë sipas dëshirës së saj. Por rinovimet u shndërruan në një projekt të përjetshëm në të cilin ajo harxhoi afërsisht 5.5 milion dollarë.

Pas vdekjes së saj në 1922, u zbulua se ajo shndërroi një shtëpi modeste në San Jose në një ndërtesë të mahnitshme me një sistem hidraulik modern, 160 dhoma, gjashtë kuzhina dhe dy bodrume që përbëjnë më shumë se 2,000 dyer dhe 10,000 dritare. Por kjo nuk është gjëja më e çuditshme në lidhje me shtëpinë.

Disa dyer në shtëpinë misterioze të Winchester nuk mund të hapen. Disa dritare janë vendosur në dhoma pa ndonjë burim drite. Shtëpia ka disa shkallë që nuk çojnë askund. Gjithçka është plot me pasazhe sekrete, dhe një tërheqje e veçantë është një derë që të çon nëpër 30 dhoma në shtëpi.

Askush nuk është i sigurt se çfarë Sarah Winchester dëshironte të arrinte me këtë projekt, por ka një numër teorish. Përkatësisht, Sara ishte e veja e William Wirth Winchester, shpikësi i pushkës “Winchester”, nga i cili trashëgoi pasuri të mëdha.

Shumë besojnë se ajo ishte përhumbur në shtëpi nga fantazmat e të gjithë atyre që u ekzekutuan nga këto armë, dhe se dhomat ishin në të vërtetë një pasqyrim i makthit që përjetoi në vitet e fundit të jetës së saj.

Shtëpia misterioze e Winchester është një tërheqje turistike e vizituar nga një numër i madh i dashamirëve të fenomeneve të pashpjegueshme, veçanërisht nga ata që besojnë në fantazmat.

Kjo histori është thënë gjithashtu pjesërisht në filmin horror “Shtëpia e Fantazmave” të Michael dhe Peter Spierig në 2018-ën, i cili bazohet në ngjarje të vërteta në San Jose, dhe në të cilin rolin kryesor e luan Helen Mirren.

Shikoni se si duket shtëpia e Winchester nga brenda në trailerin e filmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments