Dan Snow

Një zbulim i ri tregon që vikingët mund të kenë lundruar qindra milje drejt Amerikës Veriore, më tej seç mendohej më parë. Është i njohur fakti që ata mbërritën skajin e kontinentit më shumë se 1000 mijë vjet më parë, por shtrirja e plotë e eksplorimeve të tyre ka mbetur mister.

Pas një udhëtimi të gjatë mes pyjeve të dëndura me pisha, Sarah Parcak dhe ekipi i saj i vogël i arkeologëve ndaluan në një breg të zhveshur, të rrahur nga era, të Amerikës Veriore. Të lodhur por të lumtur, ata ishin orientuar drejt Point Rosee në Newfoundland me anët të instrumenteve më të avancuar në teknologjinë e arkeologjisë moderne – sipas të dhënave satelitore 600 km mbi nivelin e detit. Por kur arritën aty, ata iu kthyen përdorimit të lopatave dhe furçave. Unë u shkova me ta të shikoja se si ky kombinim i të resë me të vjetrën i lejoi të arrinin atë që mund të jetë një zbulim sizmik. Ishim në ndjekje të një prej kulturave detare më të mëdha të të gjitha kohërave. Ishim frymëzuar nga kronikat e lashta që shumë vetë i kanë lënë pas dore si përralla. Ishim në kërkim të vikingëve.

Rreth viteve 800, bota e provoi zemërimin e këtyre njerëzve nga veriu. Portmahomack ishte një nga komunitetet më të begata të Skocisë. Në një gji të mbrojtur në Easter Ross, në skaj të Highlands, ishte i vendosur mirë si pikëvrojtimi për tregtarët, udhëtarët dhe peligrinët që lëviznin përgjatë bredetit. Gërmimet e fundit na kanë dhënë pamjen e një manastiri të pasur në zemër të tij. Shkrimet ishin bërë mbi pergamenë me lëkurë kafshe të përgatitur me kujdes nga murgjër, zanatçinj të zotë krijuan ornamente fetare të bukura të derdhur në flori, skulptorët gdhendën kryqe kelte intriguese. Tregtia ishte burimi i pasurisë së tyre. Deti sillte pasuri, por deti solli dhe shkatërrim.

Arkeologët kanë zbuluar që Portmahomack u shkatërrua papritur dhe krejtësisht. Ata zbuluan fragmente skulpturash të thyera të përziera me hirin e ndërtesave të djegura. Vendbanimi ishte zhdukur. Është e pamundur të jesh i sigurt, por historianët mendojnë se shpjegimi më i besueshëm është që qyteti u sulmua dhe u grabit. Kur e vizitova, nja dy muaj para udhëtimit drejt Point Rosee, mbajta në duar një copë kafke, me shumë gjasë e një murgu.

Ishte shkatërruar nga një goditje e fuqishme, presa e shpatës ka lënë një kanal të thellë që e bën të qartë shkakun e vdekjes. Kush ishin këta njerëz që masakruan shërbëtorët e Zotit dhe zhdukën një nga vendbanimet kristiane më të vjetra në Britani? Është thuajse e sigurt që ishin njerëz që nuk e çanin kokën për Zotin e krishterë, njerëz që erdhën me anije nga veriu dhe perëndimi, njerëz që kërkonin flori: vikingët.

Sulmi ndaj Portmahomack-ut është i vetmi sulm i vikingëve në Britani për të cilin kemi prova. Të tjerët, si ai ndaj Lindisfarne rreth të njëjtës periudhë, jehojnë vetëm përmes raporteve të kronikave. Këto dy sulme shënojnë fillimin e një periudhe sulmesh prej Detit të Veriut. Vikingët ose Norse-t erdhën prej Suedisë, Danimarkës dhe Norvegjisë, duke përdorur aftësi lundrimi dhe teknologji anijesh të sofistikuara ndërsa përparuan në botën e gjerë. Vikingët pushtuan Normandinë në Francë – toka e veriorëve – madje dhe pjesë të Italisë dhe Levantit. Ata themeluan gjithashtu Dublinin, hynë thellë brenda Anglisë dhe ishujve në Atlantikun e Veriut. Orkney, Shetland, Fair Isle dhe Iceland.

Ata shkuan derë në Groenlandë, ku unë vizitova vendbanime tërheqëse vikingësh në bregdet, duke ecur me kujdes mes ajsbergëve. Por ndoshta arritja e tyre më e madhe është ajo që është zhytur në misterin më të madh. A shkuan ata në Amerikën e Veriut? Nëse po, a bënë një vizitë të shpejtë apo i kolonizuan dhe ato brigje të largëta, shekuj para Kristofor Kolombit?

Pasardhësit e vikingëve lanë saga – vepra letrare të bukura në të cilat fakti dhe trillimi shpesh janë përzier në mënyrë poetike. Ata e thotnë qartë që Leif Erikson drejtoi një ekspeditë në bregun lindor të Amerikës së Veriut. Ata përshkruajnë gjire të mira, dhe bollëk burimesh natyrore. Një nga misteret më tërheqëse në histori është fakti se a mund të besohen këto apo jo.

Më 1960, një vendbanim në skajin më verior të Newfoundland-it në Kanada, L’Anse aux Meadows, u hetua dhe arkeologët ishin të bindur që ky ishte një vendbanim viking. Bota u zgjua nga fakti që vikingët kishin mbërritur në Amerikë më parë se evropianët e tjerë. Por nuk është identifikuar asnjë vendbanim tjetër, dhe kërkimet për Amerikën e vikingëve ngecën. Deri tani.

Sarah Parcak përdor imazhe satelitore për të parë parregullsi në tokë, të shkaktuara potencialisht nga struktura të ndërtuara nga njeriu që gjenden nëntokë. Ajo e ka përdorur këtë teknikë të gjejë vendbanime të lashta në Egjipt dhe pak vjet më parë ajo bëri kërkime për Perandorinë Romake ku ajo identifikoi një far të madh në Portus afër Romës dhe disa godina të tjera, nga një fortesë në Tunizi tre mure mbrojtëse në Rumani. Vitin e kaluar ajo vendosi të bënte kërkime për vikingët.

Nuk ishte e lehtë. Ata udhëtonin me pak gjëra dhe nuk linin gjë pas. Ata s’ndërtonin teatro guri masive. Ata udhëtonin me anije prej lisi të fortë… velat ishin prej leshi. Ushqimi ishte i regjur, mish i tymosur, salmon i fermentuar. Thuajse gjithçka në një anije vikingësh ishte e mund të riciklohej ose kalbej. Por ata lanë një gjurmë, dhe ekipi i Parcak-ut ishte i vendosur ta gjente, sado vështirë që të ishte.

Ata skanuan pamje satelitore nga gjithë bregdeti lindor i Amerikës. Disa pamje ia vlenin t’i ndiqje, por atyre u duhej të gërmonin vetëm njërën. Dhe në fund vendosën për një kep, thuajse skajin më perëndimore të Newfoundland-it, 400 milje më në jug dhe perëndim të të vetmit vendbanim viking të njohur në Amerikën Veriore. Unë vëzhgova dy gjire, që ofronin mbrojtje nga të gjitha drejtimet për anijet. Parcak pa parregullsi në tokë që binin në sy – gjurmë dhe shpërbërje ngjyrash që sugjeronin se aty dikur kishte pasur struktura të ndërtuara nga njeriu, ndoshta fare vikingësh. Ishte koha të braktisej laboratori, dhe të shkonim në terren. Për nja dy javë Parcak e udhëhoqi ekipin me kujdes drejt vendit që e kishte parë fillimisht falë një sateliti qindra milje lart në hapësirë.

Klima e Newfoundland-it është po aq brutale sa në ishujt britanikë. Transhetë e kërkimit u përmbytën, pajisjet i merrte era, por ata rezistuan dhe gjetën diçka torturuese. Muaj më parë, në laborator, Sarah më kishte treguar një imazh që ajo mendonte se mund të ishte një vatër zjarri ose vepër metalike. Kur ajo nisi të gërmonte pikërisht në atë vend, ajo gjeti diçka. Diçka që mund të rezultojë një zbulim. Duke pastruar me kujdes baltën, ajo gjeti diçka që dukej se ishte oxhak. Një gurë i nxirë dëshmonte temperatura të larta. Poshtë tij ishin pirgje qymyr-druri të përziera me hekur të djegur – një depozitë hekuri që piqet për të larguar papastërtitë dhe lejon shkëputjen e hekurit për ta përpunuar. Rreth oxhakut dukej se ishte një mur i ngjashëm me atë të ndërtuara nga kolonët vikingë në Atlantikun Verior.

“Jam e mrekulluar”, thotë Parcak. “Tipike për arkeologjinë, ajo që mund të arrini është të shkruani një footnote në librat e historisë, por ajo që kemi në Point Rosee mund të jetë fillimi i një kapitulli të tërë krejt të ri. “Ky vendbanim i ri mund të zbulojë sekrete të vikingëve, nëse ata ishin europianët e parë që “pushtuan” përkohësisht Amerikën e Veriut, dhe zbulojë që vikingët guxuan të eksploronin në thellësi të Botës së Re shumë më thellë seç na ka shkuar në menje ndonjëherë”. Ajo verifikoi menjëherë që nuk mund të kishte shpjegime të tjera për këto depozita. Kjo “ka potencial të ndryshojë historinë” thotë Douglas Bolender, ekspert për vendbanimet vikinge, i cili ka kaluar 15 vjet në ndjekje të vikingëve përgjatë bregdetit atlantik. Nëse Parcak ka gjetur prova për një vendbanim tjetër viking, kjo do të nxitë kërkimet për vendbanime vikinge në Kanadanë lindore dhe New England, ndoshta më në jug deri në New York e më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here