- Truri është i përbërë nga 73% ujë.
- Megjithëse truri përbën vetëm 2% të masës trupore, ai konsumon rreth 20% të oksigjenit të gjithë trupit.
- Truri i një të sapolinduri peshon 375 g, por deri në ditëlindjen e parë ai trefishon madhësinë dhe peshën për të arritur afërsisht në 1 kg.
- Truri juaj pushon së rrituri kur ju arrini moshën 25 vjeç. Pas kësaj moshe ai humbet çdo ditë qeliza nervore. Kur njeriu arrin në gjysmën e moshës truri fillon të zvogëlohet.
- Megjithatë, pakësimi i sasisë së trurit nuk ka të bëjë me humbje të aftësive intelektuale. Nuk ka prova se një tru më i madh është më inteligjent se një tru më i vogël.
- Çdo ditë, të rriturit e moshave 20-60 vjeç humbasin rreth 12 000 neurone, të cilat nuk zëvendësohen më.
- Impulset nervore që dalin dhe hyjnë në tru qarkullojnë me një shpejtësi rreth 273.5 km në orë.
- Sasia e energjisë që gjeneron truri i njeriut është rreth 23 wat, e mjaftueshme për të ndezuar një llambë të vogël elektrike.
- Lënda e thatë e trurit permban të paktën 60% yndyra. Kjo e bën trurin organin më të yndyrshëm të organizmit.
- Shenjat e neurokirurgjisë së sukseshme vinë qysh nga periudha e gurit.
- Shkencëtarët mendojnë se truri juaj është më aktiv gjatë gjumit se gjatë kohës që ju jeni të zgjuara.
- Megjithëse truri përpunon gjithë informacionet që vinë nga çdo pjesë e trupit, ai nuk ndjen asnjë dhimbje që vjen prej tij, sepse në të nuk gjenden receptorë të dhimbjes. Dhimbjet e kokës e kanë origjinën nga indet, nervat dhe enët e gjakut që rrethojnë trurin.
- Korja e hemisferave ka një trashësi nga 1.5-4.5 mm. Nese ajo do të hapej, atëhere sipërfaqja e saj do arrinte deri në 2500 cm2.
- Ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit, ndërsa ana e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit.
- Ana e djathtë dhe ajo e majtë e trurit komunikojnë mes tyre me anë të 250 milionë fijeve nervore.
- Vëllimi mesatar i trurit të meshkujve është mesatarisht 1274 cm3, ndërsa ai femrave është 1131 cm3.
- Pesha mesatare e trurit të mashkullit arrin 1.3 kg, ndërsa ai i femrave 1.18 kg. Megjithatë, pesha e trurit nuk korelon me aftësitë intelektuale. Truri i shkrimtarit rus Ivan Turgenjeve peshonte 2 kg, ndërsa ai i Albert Ainshatinit vetëm 1.22 kg ose 10% më pak se ai i njerëzve të tjerë. Në fakt densiteti i neuroneve në trurine Ainshtainit ishte me i madhe se në trurin e njerëzve të tjerë.
- Miti se njeriu përdor vetëm 10% të trurit nuk është i vërtet. Teknologjitë e reja e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me imazherinë e trurit e kanë gjetur të pavend këtë mit.
- Truri përmban më shumë kolesterol se cdo organ tjetër i organizmit. Praktikisht ai përmban 25% të sasisë së përgjithëshme të kolesterolit të trupit. Truri nuk e merr kolesterolin me anë të gjakut, por e prodhon vet.
- Një pjesëz e trurit në madhësinë e një kokrrize rëre përmban 100 000 neurone, të cilat formojnë mes tyre rreth 1 miliard sinapse (kontakte).
- Truri më i madh në botën e gjallë shtazore takohet te kashalotët. Ai peshon deri në 9 kg. Përkundrazi truri i elefantit peshon vetëm 6 kg.
- Infromacionet mes neuroneve të trurit qarkullojnë me një shpejtësi që arrin deri në 250 m në orë.
- Truri i njeriut fillon të humbas disa nga funksionet e veta konjitive qysh në moshën 20 vjeç.
- Kur egjiptianët ushtronin procesin e momifikimit e largonin trurin duke ndërhyrë përmes hundës.
- Kapaciteti i trurit për ruajtjen e informacionit virtualisht konsiderohet i pakufishëm. Nëse numri i neuroneve të trurit mendohet se arrin 86 miliard, numri i kontakteve (sinapseve) mes tyre do të arrinte deri në 1 kuadrilon ose 1000 trilion.
- Nëse të gjitha enët e gjakut të trurit do të vendoseshin në rrjesht njëra pas tjetrës, gjatësia e tyre do të arrinte deri në 160 934 km. Perimetri i Tokës në ekuator ëshë rreth 40 000 km. Gjatsia e pergjithshme e enëve të gjakut të trurit do të mjaftonte të rrethonte katër herë perimetrin e Tokës në ekuator!
- Shkencëtarët mendojnë se në tru gjatë çdo sekonde ndodhin 100 000 reaksione kimike.
- Njeriu përjeton rreth 70 000 mendime në ditë.
- Madhësia mesatare e trurit njerëzor është zvogëluar rreth 23 cm3 gjatë një periudhe prej 5 000 viteve. Shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyen.
- Gjerësia mesatare e trurit të njeriut arrin 140 mm, gjatësia mesatare 167 mm, ndërsa lartësia mesatare 93 mm.
- Rekordi botëror për të qendruar pa gjumë për 264 orë (11 ditë) është arritur nga Randy Gardner në vitin 1965.
- Gjatë fazave të hershme të zhvillimit embrional ritmi i shumimit të neuroneve në tru arrin deri në 250 000 copë në minutë.
- Çdo neuron mund të transmentojë deri në 1 000 impulse nervore në sekond dhe bën qindra mijra kontakte sinaptike me neuronet e tjera.
- Gjatë çdo minute, truri i njeriut furnizohet me 750-1 000 mililitra gjak të oksigjenuar e të pasur në lendë ushqyese.
- Truri i njeriut të neandertalit ishte 10% më i madhe se ai i Homo sapiens.
- Valët elektromagnetike, të emetuara nga telefoni celular ose pajisje të tjera, mendohet se ndikojnë negativisht mbi aktivitetin e 140 proteinave të trurit.
- Deri më sot është menduar se truri i njeriut ka më shumë neurone se çka rruga e Qumështit yje. Në fakt rruga e Qumështit ka 200-400 miliard yje, kur truri yne ka vetëm 86 miliard neurone.
- Truri i njeriut mund të realizojë 1 016 procese në sekond, çka e bën atë kompiuterin më të fuqishëm ndër të gjithë kompiuterat e shpikur nga njeiu.
- Truri i njeriut ka një kapacitet memorizues befasues. Ai mund të ruajë deri në 2 500 000 gigabit informacion, kur nje telefon iPhon 7 mund të rezervojë vetëm 256 gigabit.
- Numri i neuroneve në hemisferën e majtë është 186 milionë më shumë se numri i neuroneve në hemisferën e djathtë.
- Truri fillon të humbas ndërgjegjen vetëm 8-10 sekonda pas ndalimit të furnizmimit me gjak.