6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home KËSHILLA Ushqimet që mund t’i përdorni si produkte kozmetike

Ushqimet që mund t’i përdorni si produkte kozmetike

Ushqimet tuaja të preferuara nuk janë vetëm për tu ngrënë, por edhe për t’iu zbukuruar. E dini se sa maska e trajtime shtëpiake mund të bëni me produktet ushqimore?

Më poshtë ju tregojmë disa ushqime që mund t’i përdorni si produkte kozmetike dhe që do të kenë rezultate të njëjta (për të mos thënë edhe më të mira) me ato që blihen në dyqan.

Maskë me avokado

Avokadoja nuk shërben vetëm për të bërë guakamole, por edhe për t’i dhënë fytyrës suaj elasticitet. Shtypeni me ujë të ngrohtë dhe mjaltë, vendoseni në fytyrë dhe lajeni pas disa minutash. Lëkura juaj do të jetë e butë.Reklamë

Qeska çaji

Dihet që dy feta kastraveci në sy ulin fryrjen e tyre, por më efektive janë dy qeska çaji të zi. I vendosni ato në sy (sigurisht që sytë duhet të jenë të mbyllur) dhe lërini 5 minuta.

Banjë me vaj ulliri

Hidhni dy lugë çaji vaj ulliri në vaskën e ngrohtë dhe futuni brenda. Lëkura juaj do ju falënderoje.

Hapje e ngjyrës së flokëve me lëng limoni

Kombinoni lëngun e një gjysmë limoni me balsamin tuaj të flokëve dhe lyeni me të flokët. Më pas, lajini. Kjo do të bëjë që flokët tuaj të kenë një ngjyrë më të hapur.

Majdanoz për një gojë të freskët

Majdanozi në anë të pjatës nuk shërben vetëm për zbukurim, por lufton edhe erën e keqe të gojës. Pas një pjate me hudhra, hani pak majdanoz dhe nuk do të jeni të pakëndshëm për të tjerët.

Sodë buke për pastrim dhëmbësh

Përzieni një lugë çaji sodë buke me një çerek luge çaji peroksid hidrogjeni për një nga pastruesit më elementarë të dhëmbëve që ekziston. Pastron dhëmbët shumë mirë, por nuk do të keni ndjesinë e freskisë. Kjo rregullohet duke futur në gojë një gjethe menteje.

Maskë fytyre me papaja

Papaja nuk përdoret më vetëm për një mëngjes tropikal. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina A, C dhe E. Ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe bërjen e saj më të butë. Gjithashtu, papaja e pastron lëkurën nëse e përzieni me limon dhe mjaltë dhe e vendosni në fytyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Hej, Kaçanik, o shkëmb e gur, Vritesh e pritesh për flamur,..” – Beteja e Kaçanikut

Sabit Jaha: BETEJA E KAÇANIKUT E VITIT 1910 II Beteja e Kaçanikut u zhvillua ndërmjet kryengritësve shqiptarë nën udhëheqjen...

Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

Ekzistojnë disa arsye, se përse njerëzit e periudhës mesjetare, besonin se patkonjtë e kuajve ishin fatndjellëse. Së pari ato ishin prej hekuri,...

Fermeri ndryshon aksidentalisht kufirin mes Belgjikës dhe Francën

Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar aksidentalisht kufirin e vendit të tij me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll kur guri...

Fotografi e vitit 1900/Një çift shqiptar në Myzeqe(Foto)

Myzeqe me 1900.'' Burri i Krishter me Nusen ''.Foto e bere nga. P. Carl.Carli njihet per shumë shkrime të lashtësisë së Ilirisë,...

Recent Comments