Para më se dyqind vitesh, shteti i vetëm që u paguante Osmanëve tatim, ishte Amerika.

Në vitin 1797 është nënshkruar Marrëveshja e Tripolit, me të cilën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë të obliguara ndaj Shtetit Osman, me sa vijon:
– të paguaj 992465 dollarë për arritjen e marrëveshjes.
– të paguajë 642000 dollarë për kthimin e anijeve amerikane të kapura në Algjeri.
– të paguaj tatim vjetor në vlerë prej 12.000 dollarëve për Osmanët, dhe atë duke llogaritur me kalendarin islam, e jo me atë të krishterë.
– të paguaj 585.000 dollarë për detarët e kapur amerikanë.
– të ndërtojnë për Osmanët një anije me cilësi të lartë çeliku, gjë që për atë kohë ishte një gjë shume e shtrenjtë. Një anije e tillë, në Perandorinë Osmane, do të kushtonte 30 fish më shumë.

Të gjithë këtë, Amerikanët e bënin vetëm e vetëm që të jenë të lirë me qarkullimin e anijeve të tyre në detin Mesdhe si dhe për ta liruar personelin dhe anijet e kapura më parë.

Marrëveshja është e shkruar në gjuhën turke dhe e ka nënshkruar presidenti i atëhershëm amerikan, Washngton, ndërsa është i vetmi dokument i shkruar në një gjuhë tjetër që e ka nënshkruar një kryetar shteti amerikan, por edhe i vetmi dokument i cili e ka obliguar shtetin Amerikan t’i paguaj tatim një shteti tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here