6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home Uncategorized Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i fusni kurrë në gojë...

Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i fusni kurrë në gojë këto ushqime

Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka…

Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një ndër problematikat shëndetësore më të shpeshta në shoqërinë shqiptare, transmeton lajmi.net.

Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.

Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:Reklamë

Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.

Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.

Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.

Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments