Bota paragrekolatine është demonizuar si e panjohur dhe lihen në harresë gjurmët shkencore që provojnë zbardhjen e gjuhës se cilën fliste vatra europiane më parë se të lulëzonte qytetrimi greko-romak. Ndër gjurmët e sigurta shkencore janë mbetjet origjinale të fjalëve paragreke në të gjitha librat e antikitetit. Lidhjet e këtyre mbetjeve me gjuhën shqipe Eqerem Çabej i quan si tregues të Pellazgëve edhe pellazgjishtes. Mes këtyre mbetjeve mund të shkojmë me siguri shkencore tek shkrimet paragrekolatine  por mungon dëshira për tu studiuar e vërteta.

Tezat e famëshme që u shtruan dhe u mbrojtën nga Johan Geor von Hahn askush nuk mundi ti rrëzonte shkencërisht deri më sot. Këto teza tregojnë se :

 1-Epiriotët dhe Maqedonët ishin dhe në kohën e Strabonit jo grekë, por barbarë.  

2-Epiriotët, ilirët e maqedonët janë farefis midis tyre.

3-Ka shumë shënja që epiriotët dhe maqedonasit përbënin thelbin e fisit Tirrinopellazgjik që shtrihej në skaje deri në Itali dhe Thrakë, ndërsa në brendësi shkonte deri në lumin Danub. 

 4-Ilirishtja është gjuhë pellazgjike me kuptim më të gjërë.

Mbi bazën e këtij studimi të gjithanshëm ngrihet prejardhja jonë autoktone e cila për nga familjariteti është provuar si me Aleksandrin e Madh dhe me Pirron që në rrezik për jetën e tyre i sollën ti mbronin tek mbreti i ilirëve. Në këtë vijë logjike ecën edhe simbolika e Gjergj Kastriotit e provuar dhe nga letërkëmbimet e tija. Por edhe Kodiku i vitit 1519 i Zanit të Koronit nuk bënë asnjë dallim mes shqiptarëve, epiriotëve edhe maqedonasve por i quan ata ‘të gjithë albanitas’.

Në kujtesën e shume dijetarëve të sotit duhet të rivijnë të dhënat e antikitetit për Pellazgët.  Më poshtë lexoni shtrirjen e tyre sipas autorëve antik ndërsa  vendodhjen pellazgjike shiheni mes numrave romak   në hartën e mësipërme.

I. Straboni sjell në kujtes Hesiodin, 225, i cili e quan Dodonën si ‘ Πελασγών έδρανο’ Kryeqendrën Pellazgjike 

 II. Homeri, Iliada II 747-750 e tregon Zeusin e Dodonës si kryeqeverritarin e parë Pellazgjik në vargjet ‘Dia i Dodonës dimerkeqe, kryeqeverritar i parë pellazgjik’.

 III. Herodoti 2,52 1 tregon se ai kishte qënë vetë në Dodonë ku kishte mësuar se ‘ Pellazget iu faleshin perëndive  dhe u  bënin shumë sakrifikime’

 IV. Thukididi IV 109, tregon se i njihte nga afër Pellazgët e Malit Athos dhe i njihte si familjarë me Pellazgët e Limnos edhe Spartanët e famshëm që padrejtësisht quhen Grek. Një pjesë e këtyre pellazgëve emigruan në Etruri.

V. Eskili në veprën e tij ‘Iketides’  250,  tregon se   : “Του γηγενούς Παλαίχθονος είμαι εγώ γιος, ο Πελασγός, που κυβερνώ τη χώρα. Και αφού είμαι ο βασιλιάς επόμενο είναι να πάρουν από μένα τ΄ όνομά τους οι Πελασγοί που κατοικούν τη χώρα. Όλη αυτή που τη διασχίζει ο αγνός Στρυμόνας στη δυτική πλευρά του. Και τη χώρα των Περραιβών ακόμη εξουσιάζω και όσα μέρη είναι πέρα από την Πίνδο και της Δωδώνης τα βουνά. Τα σύνορά μου ορίζει η θάλασσα ………….   ‘’ Une Pellazgu jam djali   i njeriut më të vjetër autoktonë dhe unë e qeveris vendin. Pasi jam mbret është   normale që ta marrin nga unë emrin Pellazgë  banorët që banojnë vendin. Të gjithë atë vend që përshkon lumi Strimon në krahun perëndimore. Dhe vendin e Prrebejve e mbretëroj edhe te gjitha ato vende që janë matan Pindit dhe Maleve të Dodonës . Kufijtë  e mi  i ndan deti.

Kjo është kryeqendra pellazgjike e cila lidhet me gjuhën shqipe mes mbetjeve origjinale të gjuhës paragreke. Fjalët maqedonase, epiriote janë të njëjta me gjuhën shqipe sot edhe për këtë mjaftonë një studim i thjeshtë i  Hesychit Alexandrinos.

Por Pellazgët shtriheshin në periferi nga Azia e Vogël, në Kretë dhe deri në Etruri. Shtrirja e tyre periferike është si vijon:

 VI. Herodoti I 57. Nga Thesalia erdhën Pellazgët, të cilët u vendosën në Kortona.

 VII.  Herodoti VII, 73 na thotë se” 7 popuj e banojnë Peloponezin. Nga këta dy popuj janë autoktonë, Arkadhët  dhe Kunurijotët, të cilët banojnë atje ku banonin edhe në kohët më të vjetra”

 VIII. Herodoti VIII, 44 “ Athinasit ishin pellazgë, Pellazgët banonin Greqinë e sotquajtur”.

IX.  Homeri, “Odisea” T, 175-177, “ Pellazgët e Dias= eteokretanet-etërit

X.  Iliada II 840-843.” Brezat e Pellazgëve shtizaluftues të mirë që banonin Larisën…”

 XI. Iliada II 867-875. ‘Kërët, barbarofonë sipas Homerit erdhën nën drejtimin e Nastit”.

 XII. Herodoti VI. “Eolët e Azis së Vogël dhe Jonët e Azis së Vogël ishin fillimishtë Pellazgë’’

Nga: Altin Kocaqi  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here