6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home RETROSPEKTIVË Posteri i rrallë i filmit ‘Skënderbeu’ në festivalin e Kanës më 1953

Posteri i rrallë i filmit ‘Skënderbeu’ në festivalin e Kanës më 1953

Historia e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekranin e madh të kinemasë sigurisht që do të vinte si një produkt ndërkombëtar.

Ndonëse nxori një luftëtar kaq të madh Shqipëria e vogël në vitin 1953 nuk i kishte mundësitë teknike, dhe për hir të se vërtetës as aktorët profesionistë (shkolla e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, do të hapej më 16 shtator 1959) për të ekranizuar heroin kombëtarë.

Në ndihmë do të vinte aletati i kohës, Bashkimi Sovjetik i cili do të mundësonte realizmin e të parit dhe të vetmit film biografik mbi Skënderbeun.

Filmi mori pjesë në festivalin e Kanës në vitin 1953 ku u vlerësua me dy çmime, “International Prize” dhe “Special Mention” për regjinë më të mirë.

Në atë periudhë filmi u shfaq në kinematë e pothuajse të gjitha vendeve të Europës, duke i prezantuar në këtë mënyrë publikut europian historinë e heroit kombëtar shqiptarë. Pak kohë më parë studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një poster të rrallë të kohës së filmit Skndërbeu.

I mbiquajtur nga Vatikani si “Kalorës i Krishtërimit”, Skënderbeu u vu në shërbim dhe në mbrojtje të Europës së Krishterë, megjithëse kjo e fundit ishte tashmë në prag të kolapsit ndaj fuqisë së Perandorisë më të fuqishme të Kohës, duke e kthyer Shqipërinë në një Barrikadë dhe Fushë Beteje ndaj Shtrirjes Otomane. Në film shfaqet momenti kur Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe organizon Lidhjen e Lezhës. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Filmi me regji të rusit Sergei Yutkevich kishte një kast ndërkombëtarë aktorësh si Akaki Khorava, aktori gjeorgjian që portretizoi Skëndërbeun, Semyon Sokolovsky në rolin e Hamzait, Veriko Anjaparidze (Dafina) si dhe aktorët e njohur shqiptar Naim Frashëri (Pali), Besa Imami, (Donika), Avdije Alibali (Mamica) etj.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë filmi u restaurua dhe u ridublua në gjuhën letrare, me kastin e aktorëve të njohur shqiptar Rikard Larja (Skëndërbeu) Roza Anagnosti (Donika), Tinka Kurti (Nëna), Robert Ndrenika (Sulltan Murati) etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments