6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home KULTURË Pse shqiptarët e përdorin fjalën 'fli' për dy gjëra krejtësisht të ndryshme,...

Pse shqiptarët e përdorin fjalën ‘fli’ për dy gjëra krejtësisht të ndryshme, për të shenjuar një lloj ushqimi dhe për të shenjuar një sakrificë të madhe?

Flija vazhdon me qenë një nga ushqimet e preferuara të shqiptarëve. Por ka diçka interesante në këtë fjalë. Pse shqiptarët e përdorin fjalën ‘fli’ për dy gjëra krejtësisht të ndryshme, për të shenjuar një lloj ushqimi dhe për të shenjuar një sakrificë të madhe, e cila ka të bëjë me dhënien e jetës për një qëllim të madh? Si mund të përfshihen këto dy kuptime, krejt të kundërta me njëra tjetrën, brenda të njëjtës fjalë? A mos kemi të bëjmë me një lajthitje semantike të shqipes?

Gottfried Schramm, historian gjerman, në librin e tij “Fillet e krishterimit shqiptar” thotë se dykuptimësia e fjalës shqipe “fli” është krejtësisht e kuptueshme, sepse ajo lidhet me liturgjinë kishtare, në të cilën përmes simbolikës së bukës së bekuar që u shpërndahet besimtarëve, përkujtohet flijimi(sakrifica) e Krishtit.


Edhe ky shembull na dëshmon për thesaret e rralla të lashtësisë që vazhdojnë të ruhen brenda gjuhës shqipe, kësaj gjuhe të vjetër sa vetë civilizimi njerëzor.

Marrë nga profili Blerim Latifi në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments