6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shqiptar apo arbër? Ja përgjigjja e studiuesit të njohur zviceran

Shqiptar apo arbër? Ja përgjigjja e studiuesit të njohur zviceran

Profesori i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, përshkruan procesin e ndërrimit të emrit të arbërve në «shqiptarë» si një reagim ndaj tronditjes së thellë kulturore që rezultoi nga osmanizimi dhe islamizimi i shoqërisë arbërore.

«Në Mesjetë, shqiptarët njihnin si emër për vetëvetën si popull vetëm termin «arbër», zonat ku shtriheshin i quanin «Arbëria» ose «Arbënia». […] Braktisja e emrit të vjetër ndodhi shumë vonë, rreth [vitit] 1700, dhe së paku në këtë pikëpamje përfaqëson një dukuri që bie në sy në kontekstin europian.

Përse një grup i madh merr një emër tjetër? Shoqëria shqiptare u trondit në themelet e saja nga pushtimi osman, [pushtim] i cili zgjati një shekull (1385–ca. 1500) dhe solli në disa regjione shkatërrime të mëdha dhe humbje të popullsisë.

Në shekullin 16 e në veçanti në shekullin 17 shumë shqiptarë u konvertuan në Islam. Emri «arbër» ishte i lidhur ngushtë me kulturën e krishtëre të Mesjetës e cila u shty mënjanë nga Islami. Shqiptarët e islamizuar, si pjesë e bartësve të pushtetit në Ballkan, e mënjanuan gjithnjë e më shumë një emër të tillë që rikujtonte të kaluarën e krishtëre.

Termi «shqiptar» (me gjasë nga fjala «shqiptoj») u përhap gradualisht në Ballkan – me gjasë në shekullin 18 –, edhe tek krishtërët shqiptarë [arbër], dhe shërbente si veçim nga të tjerët me gjuhë të nryshme [nga shqipja]. Mirëpo, ai [term i ri] nuk i rroki ato bashkësi shqiptare jashtë nukleusit të trevave shqiptare, do të thotë në Greqi dhe në Jug të Italisë. […]

Asnjë popull tjetër europian i Kohës së Re nuk ka bërë një ndrrim kaq radikal të identitetit si reagim ndaj tronditjes së thellë kulturore: [Termi] «Shqiptar» e vuri në pah ndrrimin total të orientimiit të shoqërisë shqiptare, shumica absolute e së cilës deri më 1912 shikonte drejt Stambollit, kryeqytetit të Perandorisë Osmane.»

Burimi: Oliver Jens Schmitt – «Die Albaner» («Shqiptarët»), 2012, München, C.H. Beck, faqja 19–21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments