TEORIA E PASHMANGSHME PRAKTIKE
Filozofia ka ushtruar ndikim të madh në të gjitha disiplinat shkencore, ku nuk bën përjashtim as psikologjia. Të shumtë janë filozofët që kanë kontribuar në ndërtimin ose konceptimin e psikologjisë, siç e njohim ne sot, por veçojmë pesë prej tyre./Konica.al
Lindja e psikologjisë si disiplinë shkencore daton prej vitit 1879 në Leipzig (Gjermani), falë Wilhelm Maximilian Wundt. Fiziologu dhe filozofi gjerman ngriti laboratorin e parë eksperimental të psikologjisë, kur që prej psikologjia u përgjigjet pyetjeve lidhur me sjelljen njerëzore përmes metodës shkencore. Më parë, sjellja njerëzore, si dhe tërë çështjet që silleshin rreth mbuloheshin nga filozofia: me metodën e reflektimit dhe arsyetimit. Është e vështirë të përcaktohet një datë e saktë për lindjen e filozofisë. Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm se kontributet e saj në njohuritë njerëzore datojnë mbi 2500 vjet. Filozofia ka ushtruar një ndikim të madh në çdo disiplinë shkencore, ku psikologjia nuk është përjashtim. Është e qartë se pa një disiplinë si filozofia, psikologjia do të ishte krejt tjetër. E dyta buron nga e para. Filozofët e Greqisë së lashtë u përpoqën t’i jepnin një shpjegim veprimit njerëzor. Si arrihej në përgjigje? Mbi të gjitha përmes reflektimit dhe argumentimit. Në të vërtetë, shumë reflektime dhe argumente janë shndërruar në rryma filozofike, si për shembull racionalizmi ose empirizmi. Për më shumë se 2 500 vjet, kontributi i filozofëve në psikologji ka qenë i madh dhe i larmishëm, por le të citojmë pesë prej filozofëve, të cilët mbi të gjitha përcaktuan rrjedhën e psikologjisë dhe kontributet e tyre të rëndësishme:
– Luçio Aneo Seneka
Lindur në Cordova në shekullin IV para Krishtit, Seneka qe një nga filozofët më të shquar. Kontributi i tij filozofike është përqendruar në aspektet praktike të jetës. Seneka nuk ishte adhurues i teorizimeve të mëdha, të bredhërimeve si ushtrim për rritjen personale. Ai mund të konsiderohet një nga filozofët më me ndikim në psikologji. Fenomene si stërvitja psikologjike, nuk është asgjë tjetër veçse përshtatja e sotme në të menduarit e filozofëve si ai. Midis Senekës dhe figurës së trajnerit të jetës, ekziston një paralelizëm i çuditshëm. Detyra e tij ishte të sillte “versionin më të mirë” të qenies njerëzore.
– Rene Dekarti
Lindur në 1596, Dekarti ishte filozofi që ndikoi më shumë në njohuri. Psikologjia nuk ishte disiplina e vetme që mori ndikimin e këtij filozofi të rëndësishëm francez, pasi edhe shkenca të tjera, si matematika, kanë huazuar disa nga konceptet e tij. Prova mirëfilli janë boshti i koordinatave dhe boshti i abshisave, që përdoren për të përfaqësuar funksionet matematikore. Në fakt, ato njihen ndryshe edhe “koordinatat karteziane”. Kontributi kryesor i Dekartit në psikologji është i ashtuquajturi dualizmi dekartian. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e njerëzve mendojnë se ky nuk ishte një kontribut shumë pozitiv, pasi ndau mënyrën tonë të të kuptuarit të qenies njerëzore. Dualizmi dekartian bazohet në ndarjen e mendjes nga trupi, si koncepte të dallueshme dhe që i përgjigjen funksioneve të ndryshme. Madje, ky dallim veln edhe në ditët e sotme. Pa e kuptuar, flasim për çrregullime mendore dhe fizike, arsyetim hera-herës i mangët, sepse nuk merr në konsideratë faktin që këto dimensione janë të lidhura ngushtë: një dallim që është më shumë skolastik, sesa real.
Zhan-Pol Sartri, ndër filozofët më me ndikim të psikologjisë
Lindur në 1905 në Paris, filozofi dhe dramaturgu francez lartësoi konceptin e lirisë, veçanërisht në esenë: “Ekzistencializmi është humanizëm”. Sartrë ishte i bindur se njerëzit ishin plotësisht të vetëdijshëm se kush janë dhe për sjelljen e tyre. Nisur nga pikëpamja e disave, ai mbajti një pozicion ekstrem, sepse arriti deri aty sa të mohonte çfarëdolloj determinizmi biologjik ose shoqëror. Qenia njerëzore është zot i jetës së tij, pasi është qenie e lirë. Kjo liri “e nxitur” i bën burrat dhe gratë përgjegjës të pamohueshëm për sjelljen dhe pasojat e saj, sikurse për lumturinë e tyre. Megjithëse është një koncept ekstrem, kjo është përgjegjësia që u akordohet pacientëve në seancat e psikoterapisë. Terapisti pyet, dyshon, këshillon, udhëzon, por ndryshimi i vërtetë për të dalë nga situatat e komplikuara duhet të vijë nga vetë pacienti ose klienti./Konica.al
Joze Ortega y Gasset
Madriliani, i lindur në 1883, Ortega y Gasset është babai i perspektivizmit, teoria që thekson vlerën e përvojës individuale si pjesë e së vërtetës. Megjithatë, e vërteta absolute është përmbledhja e të gjitha perspektivave individuale. Së fundmi, perspektivizmi argumenton se nga një këndvështrim individual është e pamundur të arrihet në të vërtetën absolute. Trashëgimia e perspektivizmit në psikologji, veçanërisht në psikologjinë e aplikuar, është shumë e rëndësishme. Për shembull, në fushën klinike psikologu nuk duhet t’ia imponojë pacientit këndvështrimin e vet, një veprim i tillë është praktikë e keqe, pasi roli i saj është të sigurojë përdoruesin/klientin/pacientin me mjetet e nevojshme për të shkaktuar ndryshimin.
Sokrati
Për shumë është babai i filozofisë. Lindur në Athinë në vitin 470 para Krishtit, Sokrati është ndër filozofët që kanë kontribuar më së shumti në ndërtimin e ndërhyrjes psikologjike. Për psikologët, kryerja e një “dialogu sokratik” të mirë është thelbësore për përparimin e ndërhyrjes, pavarësisht nga rasti në fjalë. Sokrati ishte një nga filozofët më me ndikim për psikologjinë, veçanërisht në aspektin e saj më klinik. I ashtuquajturi dialog sokratik aludon drejtpërdrejt në majeutika; metoda e Sokratit konsistonte në lejimin e studentit ta zbulonte të vërtetën vetë, përmes pyetjeve që e detyronin të reflektonte dhe të dilte në një përfundim të tijin. Pa këtë metodë, disa ndërhyrje në psikologji nuk do të kishin kuptim. Në fakt, kjo i lejon pacientit të fillojë ndryshimin pa u detyruar nga ana e terapistit.
Në përgjithësi, psikologët janë ekspertë të sjelljes, por gjithsecili prej nesh është ekspert i vetes. Falë majeutikës pacienti mund të mësohet të jetë analisti më i mirë i veprimeve të tij. Filozofia është shumë e pranishme në jetën tonë. Prandaj, nuk e ekzagjerojmë nëse themi se ndikimi i saj ka qenë vendimtar jo vetëm në psikologji, por në të gjitha disiplinat e tjera shkencore./Konica.al /InforCulture.info