6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home RETROSPEKTIVË Qyteti shqiptar që dekoroi presidentin amerikan Roosvelt

Qyteti shqiptar që dekoroi presidentin amerikan Roosvelt

Në qytetin e Durrësit është emetuar medalja e parë në historinë e shtetit të ri shqiptar. Ajo i përket periudhës së Princit Vidit dhe njihet si “Urdhri Mbretëror i Shqiponjës së Zezë”. Po nga Durrësi i është dhënë dekorata e parë një personaliteti të shquar amerikan, ish-presidentit Teodore Roosevelt.

Derdhja e dekoratës së parë është bërë nga qeveria e Durrësit në tre kategori metalesh: në ar, argjend dhe në bronz. Ky urdhër i përket datës 26 mars 1914, kohë kur Princ Vidi ndodhej në ushtrimin e detyrës së tij të ngarkuar nga fuqitë e mëdha në qytetin bregdetar. Po ndërkohë, mësohet se Princ Vidi, mbreti i Shqipërisë krijoi Urdhrin e Skënderbeut (The Order of Skender Bey) gjatë mbretërimit të tij për të lartësuar veprën e heroit kombëtar.

Medalja “Ürdhëri i Shqiponjës së Zezë”, e akorduar nga Princ Vidi, në vitin 1914
Me këtë urdhër ai nderoi tre amerikanë të shquar, miq të Shqipërisë së asaj kohe: Kolonelin Teodore Roosevelt dhe Dr. Layman Abbot për editorialet në gazetën “The Outlook” ku përkrahej çështja shqiptare; si dhe filantropistin Charles Richard Crane. Pranë Princ Vidit shërbeu kapiteni amerikan Harold Sherwood Spencer, i cili solli dokumentacionin e dekorimeve në SHBA në shtator 1914 me mbarimin e misionit të tij në Shqipëri më 6 gusht 1914.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, mësohet, duke iu referuar një shkrimi të VOAL, se janë disa gazeta amerikane (Boston Evening dhe Fitchburg Sentinel të datës 24 shtator 1914; The Washington Times e datës 27 shtator 1914; etj) që e përcollën lajmin e ardhjes së kapitenit Spencer me dekorata për amerikanët e shquar.

Në takimin e 7 nëntorit 1914 në Çikago, me rastin e dhënies së dokumentit të kësaj dekorate të lartë zotit Crane, kapiteni Spencer (sipas gazetës Chicago Examiner, dt. 8 nëntor 1914) midis të tjerash, u shpreh: “Unë jam në Amerikë si përfaqësuesi personal i Princ Vidit, megjithëse mbreti është detyruar të lërë kryeqytetin e Durrësit e të vendoset në Gjermani.

Misioni im është të sjell tre dekoratat e “Urdhrit të Skënderbeut” që është nderimi më i madh që një mbret shqiptar mund të japë. Amerikanët që janë nderuar nga qyteti i Durrësit janë: ish-presidenti Teodore Roosevelt, Dr. Lyman Abbot, editorialisti i The Outlook dhe Charles R. Crane, (president i Albanian Relief Fund), udhëheqës i lëvizjes për krijimin e fondit Shqiptar të ndihmës për mijëra e shqiptarë të uritur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments