Moti i ftohtë zakonisht me vete sjell grip dhe ftohje. Ftohjet nuk janë të rralla as kur moti të ngrohet. Pos ilaçeve të ndryshme, në vijim ju paraqesim recetën që mposht ftohjen dhe gripin. PËRBËRËSIT: Xhenxhefil, lëng nga limoni dhe mjaltë.

PËRGATITJA

Dihet se limoni është burim për vitamina C. Pos kësaj, ai përmban edhe shumë fitokemikate që përmirësojnë sistemin imun. Xhenxhefili dhe mjalti po ashtu përmirësojnë sistemin imun.

Qëroni një shkop të xhenxhefilit dhe e shtoni në ujë të ngrohtë. Shtoni rreth 50 ml lëng të freskët të limonit dhe dy lugë mjaltë.

Pas 20 minutave çaji është i gatshëm për konsumim. Çaji është efektiv edhe në ndalimin e shenjave të para të gripit dhe ftohjes. Nëse e konsumoni me rregull, të jeni të sigurt se simptomat e ftohjes dhe gripit as që do t’i vëreni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here