6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KURIOZITETE Ishulli i Fazanëve, i vetmi vend në botë që ndryshon sovranitet çdo...

Ishulli i Fazanëve, i vetmi vend në botë që ndryshon sovranitet çdo 6-të muaj

Rreth 6 kilometra para se lumi Bidasoa të derdhet në Oqeanin Atlantik, ujërat e tij që në pjesën fundore shënojnë kufirin midis Spanjës dhe Francës, lagin edhe ishullin e vogël të Fazanëve, që është më shumë një shkëmb i pyllëzuar në mesin e lumit.

Pikërisht këtu, në vitin 1659 u takuan mbretërit e2 shteteve fqinje për të nënshkruar Traktatin e Pirenejve, që i dha zyrtarisht fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Sipas traktatit,10 kilometrat e fundit të rrjedhës së lumit Bidasoa, u caktuan si një kufi natyror midis dy kombeve, deri në Gjirin e Biskajës.

Dhe siç ndodh gjithmonë kur një lumë shënon kufirin ndërshtetëror, ky vendoset afërsisht në qendër të rrjedhës së ujit. Duke ndjekur këtë linjë, ishulli u nda në mënyrë ideale përgjysmë, me Francën dhe Spanjën që zotërojnë përkatësisht pjesët që ndodhen në anën e tyre.

Por të dyja vendet arritën më pas një tjetër marrëveshjeje:Ishulli Fazan u shndërrua në njëterritor mbi të cilin ushtrojnë sovranitet të barabartë disa kombe. Historikisht, ka pasur disa raste të tilla, por ato nuk kanë zgjatur shumë.

Suksesi i një marrëveshje të tillë kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, gjë që nuk është e lehtë të ruhet për një kohë të gjatë. Shembulli më i suksesshëm është ndoshta ai i Antarktidës, ku 53 vende e ushtrojnë sovranitetin e tyre që nga viti 1961.

Ishulli i Fazanëve nuk është i vetmi territor që ka rezistuar për kohën më të gjatë me këtë status, por ai është gjithashtu i vetmi në të cilin sovraniteti nuk ndahet njëkohësisht, por në mënyrë alternative:për 6 muaj të vitit sundohet nga francezët, dhe për 6 të tjerat ngaspanjollët.

Para nënshkrimit të Traktatit të Pirenejve, statusi i ishullit nuk ishte i përcaktuar mirë. Por ai ishte në parim një lloj zone neutrale, që u përdor si një vend takimi midis përfaqësuesve të Francës dhe Spanjës, dhe si një vend për shkëmbimin e të burgosurve.

Duket e çuditshme që një ishull me një sipërfaqe vetëm 3.000 metra katrorë,është përdorur sinjë skenë e ngjarjeve të rëndësishme historike, por dhe për fejesa dhe dasma mbretërore midis trashëgimtarëve të kurorave të tyre përkatëse.

Sot, Ishulli i Fazanëve nuk mund të vizitohet nga turistët. Por ai mund të shihet lehtësisht nga bregu, siç sugjeron zyra lokale turistike. Pra vizitorët janë të detyruar ta kundrojë ishullin e veçantë nga të2 anët e brigjeve të lumit Bidasoa, nga qyteti Hendaje në Francë dhe nga ai i Irunit në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments