6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KËSHILLA Shenjat paralajmëruese të sëmundjeve që reflektohen në fytyrë

Shenjat paralajmëruese të sëmundjeve që reflektohen në fytyrë

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit, por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Mjekët refuzojnë të japin diagnoza nëpërmjet simptomave të dukshme dhe për këtë arsye ata këshillojnë vizita me pacientët ose të sëmurët.

Në këtë artikull do të mësoni për shenjat e sëmundjeve që reflektohen në fytyrë, transmeton Top Channel artikullin e AgroWeb.

Sëmundjet që reflektohen në fytyrë
Ekspertët këshillojnë që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave të mëposhtme që sinjalizojnë probleme të ndryshme.

Tharja e lëkurës dhe buzëve
Në këtë rast kemi të bëjmë me një shenjë paralajmëruese të dehidratimit por edhe të hipertiroidizmit apo diabetit. Simptoma të tilla të dy sëmundjeve të fundit përfshijnë: shtim në pepshë, lodhje, etje, urinim i shpeshtë.

Qime të tepërta në fytyrë
Dalja e qimeve të tepërta në fytyrë, veçanërisht në zonën e nofullës dhe pjesë së sipërme të buzës mund të sinjalizojë një problem hormonal që ka të bëjë me Sindromën e Vezores Policistike. Kjo sindromë prek shpesh femrat në moshën riprodhuese.

Njolla të verdha te qepallat
Njerëzit që vërejnë njolla të verdha ose zverdhje të qepallave janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Kryesisht këto njolla vërehen tek njerëzit mbipeshë dhe me nivel të lartë kolesteroli.

Qeskat e fryra poshtë syve
Prania e tyre mund të sinjalizojë në përgjithësi ndonjë alergji kronike. Megjithatë nëse pjesa poshtë syve merr një nuancë të errët atëherë kjo mund të jetë një simptomë e problemeve me gjumin dhe tiroiden.

Asimetria faciale
Nëse vëreni shtrembërim të njërës anë të fytyrës, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Asimetria faciale ndodh kur njeriu po pëson ishemi apo trombozë. Njëra anë e fytyrës është e varur, e mpirë, e tjetërsuar dhe e shoqëruar me vështirësi në të folur.

Nishane të reja
Në shumicën e rasteve, nishanet nuk janë problematike, megjithatë herë pas here duhet t’i kontrolloni tek një dermatolog. Në raste të caktuara, nishanet që ndryshojnë formë dhe ngjyrë mund të jenë duke treguar një problem më të thellë siç është kanceri i lëkurës ose edhe ndonjë sëmundje të brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments