Si sot, në vitin 2018 Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, i lindur në Venedik 1802-vdiq në Vjenë 1860, ku ruhet edhe sot monumenti i varrit te tij), do të shpallët nga Këshilli i Gjeodetëve Survejues Europian (The Council of European Geodetic Surveyors), për gjeodet të vitit. Këshilli i përmendur europian, që nga viti 2012 ka shpallur për çdo vit nga një gjeodet survejues emblematik europian, si vijon: Gerardus Mercator për vitin 2012; Galileo Galilei për vitin 2013; Friedrich Georg Wilhelm von Struve për vitin 2014, Euclid-i për vitin 2015; Rumer Josip Bošković për vitin 2016; Guillaume-Henri Dufour për vitin 2017, dhe Karl Gega (Carl Ritter von Ghega) për vitin 2018 (më 21 mars 2018, në Washington DC, SHBA).


Nga burimet e shumta të ruajtura sidomos në Itali, Austri, dhe gjithandej botës mund te zbulohet se si studiuesi botëror me origjinë shqiptare, i lindur në Venedik, dhe student i Universitetit në Padova, luajti një rol të rëndësishëm në gjeodezi dhe profesionin e survejimit deri në ditët e sotme. Ne mund të zbulojmë sfondin e tij dhe detajet e rrugës së tij profesionale, arsimimit dhe kontributeve më të rëndësishme në fushat e rilevimit dhe inxhinierisë në përgjithësi. Kontributi tij më domethënëse është ndërtimi i hekurudhës malore Semmering (Austri, në vitet 1848-1854), e cila në vitin 1998 do të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përveç këtij projekti, i cili la një përshtypje të madhe në profesionin e inxhinierisë, Karl Gega gjithashtu është shquar për ndërtimin e Viaduktit Borovnica në Slloveni, si dhe për realizues të dhjetëra e dhjetëra projekteve gjatë viteve 1820-1853!


Burimet: Archivio Antico dell`Università di Padova, Facoltà filosofico-matematica, b. 27, n. 84; Biblioteca Nazionale Marciana, Venezia: Mss. it., IV, 508-509 (5082-5083); Friedrich Wallisch (1931), Neuland Albanien, Franckh’sche Verlagshandlung; Jana Borova (2017), Carlo Ghega: La leggenda che cambiò la concezione dell’impossibile; Piero Del Negro (2000), Ghega Carlo, Dizionario Biografico degli Italiani, v. 53; Robert Elsie (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris, etc.

Jahja Drancolli, Facebook /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here