Selim Alia, i biri i Met Alise, i lindur në Fush Alie, gjyshi i tij Sale Demir Alia, vëllai i vogël i Selman Alisë.
Selim Alia ishte një figurë shumë e rëndësishme pasi ka marrë pjesë në të gjitha beteja për krahë vëllait t’madh Selmanit. Ai do të merrte pjesë në të gjitha kuvendet e Dibrës pas vdekjes Selmanit.
Për Selim Alinë nuk është shkruar aq sa duhet, një figurë e lënë në harresë nga regjimi komunist dhe jo pa qëllim… Pasi djali i tij, Halil Alia do të refuzonte komunizmi duke e kundërshtuar… Halil Alia do të linte gjurmët e tij ne historine e Shqipnisë siç bënë paraardhësit e tij, që nuk ju nënshtruan as një pushtuesi në shekuj.
kështu Halil Alia djali i Selim Alisë nuk do i nënshtrohej pushtuesit Sllavo komunist!
Selim Alia i lindur në një derë t’madhe patriotike, i rritur me atdhedashuri dhe urretje pafund ndaj çdo armiku të vatanit… Luftoj për gjatë vitëve kundër pushtuesit Serb deri në vdekjen e tij… Selim Alia merrë pjesë në Kuvendi e Arrasit, ku vazhdimisht kryengritje Shqiptare shtoheshin.
Ramiz Dibra thirri krerët e Dibrës së Poshtme për të bërë një marrëveshje, në këtë mbledhje morën pjesë në krye të Çidhnakëve Selim Alia, Dinë bëj Maqëllara, Izet bej Maqellara, Ramiz bej Dibra, Jashar Erebara, Dulejman Cela, Sele Bajraktari, Ramiz Daci, Shaqir Dema, Dinë Dema, Riza Lusha, Dervish Lusha, Murat Kaloshi, Abdi Kaloshi, Dinë Hoxha, Selim Noka, Selim Kaloshi (Sine) Haxhi Noka, Sali Noka, Kurt e Dik Spata, Kuvendi i Arrasit, i cili vendosi që sa më shpejtë të të fillonin kryengritjet kundra Serbit. Me qëllimin që të detyronte Jugosllavinë tërhiqej në kufijtë e 1913.
Në kuvendi e Arrasit u krijua edhe shtabi i luftës me antare, me të lartë përmendurit, Selim Alia dotë përfaqësojë Çidhnën etj, kishte një entuziazëm pasi me 3 Gusht vjen lajmi për çlirimin e Vlorës. Në Kuvendin e Arrasit kjo fitore e Vlorës u prit me gëzim të madh e manifestime që u zhvilluan me 7 Gusht.
Selim Alia, ishte pjesëmarrës dhe mjaft aktiv në të gjitha luftrat e zhvilluara, Kur u kthye Serbi në Dibër… Selim Alia, së bashku me mbi 100 Çidhnakë të tjerë, shkuan në Kaush te Sllovë, duke luftuar kundër Serbit dhe në ndihmë të Elez Isufit.
Ushtria Serbe hasi në pengesë të fortë me Dibranët, aty në Kaush dhe përleshja që aq e ashpër, sa u luftua trup me trup. Serbët më të shumtë në numër, therën të gjithë kryengritësit e në mes tyre ishte edhe Selim Alia.
Dy trupave aty kokat ua kishin prerë, Njëra ishte koka e Selim Alisë.
Dy fashtare i kanë pare aty dhe me kujdes kanë vepruar, duke qenë kohë luftë dhe duhej vepruar me shumë kujdes. Se askush nuk e dinte se çfarë do bëhej me këta kufoma, nuk dihej se kur mund të vinin t’i merrnin familjarët e tyre, e pikërisht për këtë arsye i morën trupat t’i mbulojnë por kur i shohin se trupat janë pa kokë, ata kërkojnë kokat e tyre ku i gjejnë në një dritare të një shtëpie, ata fshehurazi e me kujdes i marrin kokat… Hapën barkun e kufomës se Selim Alisë dhe i futën brenda kryet e pastaj e qepën dosido dhe shpejt e shpejt i groposën… Destan Zhuta dhe Cen Kukeli, me nate dhe fshehurazi nxorrën kufomat dhe i sollën në Fushë dhe u organizua një mort i madh për të nderuar veprën e Selim Alisë!
Në bahçen e Alie ishin mbledhur qindra burra. Njëra nga bijat e Alieve, e ngashëryer sa s’kish kur shihte tre fëmijët jetimë, që silleshin vërdallë pa kuptuar asgjë, i afrohet kufomës dhe thërret se vërtetë kokën s’e ka, por zemra këtu asht! – dhe me dorë qëlloi mbi kraharorin e kufomës.
Në këtë moment ndodhi ajo që habiti gjithë njerëzit; ndodhi ajo që s’kish ndodhë asnjëherë. Penjtë me të cilët ishte qepur kufoma, ishin kalbur dhe, kur u qëllua, ato u këputën, u hap barku i kufomës nga ku doli koka e Selim Alisë. Dikush hoqi çarçafin që mbulonte kufomën dhe një zë e britëm çudie u dëgjua tek të gjitha gratë. Të gjithë shtangën, kur panë kokën e Selim Alisë. Një vajtimore e njohur renditi fjalët dhe lotët shkonin krua:
Ku ke krajet Selim Alia, Po t’qajn’ shok’, ene f’mija? – Ma ka pre n’Kaush Serbia,
E kam shtaj k’tu n’gji, – Se pa kraje n’vorr nuk hi!
Kështu trimi Selim Alia u varros me nder.


Nga Ergen Alia.(pasardhës i Selim Alisë) /InforCulture.info

May be a black-and-white image of one or more people

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here