Duke lundruar në një kohë të lashtë të historisë , andej Grykës se Vardarit dhe fushat rreth lumit , e gjetëm qytetin i sotëm Gjevgjelia së cilës historia i jep një vlerë shumë të madhe .

wed3
wed 2

Lugina e Vardarit afër Gjevgjelisë është një vend i banuar që nga mijëvjeçari i parë pr Kr. ndoshta edhe më herët ; në një pozitë shumë strategjike mbi rrafshinën e Vardarit .
Në zbulimet sistematike që nga viti 1995 janë gjetur tri pika të rëndësishme ; Akropoli. Terrasa Jugore dhe Terrasa Lindore. Në këtë vendbanim historik janë gjetur 16 pika kulturore me 6 vendbanime të ndryshme të cilat i japin qytetit një pamje të rëndësishme stratigrafike: këtu gjinden të gjashtë fazat e ndërtimeve: VR1( Koha e Neolitit ); Vr2 ( shek 13deri 11 prKR.) VR3
( shek.10-9prKr.) VR4 ( shek 8-6 prKr.) VR5 ( shek 5-4 prKr); VR6 ( shek.3-1 pr Kr)
Vendbanimet e VR5 dhe VR6 janë nga Antikiteti i hershëm, dhe e paraqesin jetën e urbanizuar të qytetit .
Mbetjet e këtij vendbanimi janë të përqendruar ne Bregoren 2 , edhe pse me sipërfaqe është më e vogël. Qyteti i madh i Toa-s dhe gjetjet arkeologjike tregojnë për një vend të zhvilluar ekonomikisht me të gjitha karakteristikat e një jete të zhvilluar urbane. Monedhat metalike te shek.5 para Kr. dëshmojnë gjithashtu bindshëm. Këtu dëshmohet lufta e Mbretit Thrakas Sitalkut kundër Makedonisë në vitin 429 paraKr.

Shkatërrimit të madh të kësaj ane i referohemi sulmeve Kelte në dekadat e para të shek.3 prKr.

Kjo është historia e tokave ku dikur flitej një gjuhë e rrënjës pellazgjike.

Për të interesuarit :
D. Mitrevski, Staromakedonskiot grad na Vardarski Rid, Skopje 2001.
D. Mitrevski i drugi, Vardarski Rid -Tom 1, Skopje 2005.
E. Slamkov, Umetnosta na Vardarski Rid (Katalog), Gevgelija 2004;
B. Husenovski, Anti~kite moneti od Vardarski Rid, Gevgelija 2004.D .Mitrevski., Vardarski Rid, Archaeological sites, Cultural heritage protection office, Skopje 2009, 62-65.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here