Me këtë emër njihet e permendet edhe në ditët e sotme kjo vajzë fisnike, e bija e Smajl Martin Vuksanit, bajraktarit të Grudës. Kjo vajzë “me dy zemra”, e cila ia kalonte shumë burrave për pjekuri e trimëri, lindi në Grudë në vitin 1870. Krahas me bajraktarin, Dedë Nika, gjendej në çdo mbledhje që organizonte paria e vendit. Gjatë luftimeve në Malësinë e Madhe, por sidomos ditën kur u bë mësymja në Deçiq, kjo vajzë fatose, me flamurin e Shqipërisë në dorë, i dha kushtrimin luftëtarëve, e në zë të sajë i madh e i vogël u turrën në Deçiq.

I ati i Tringës, si udhëheqës i forcave mbrojtëse të degës së Lidhjes së Prizrenit për Grudë dhe si udhëheqës që nuk lejonte, së bashku me shumë të tjerët, që të coptohen trojet shqiptare, me shumë trima lufte dhe krerë të Grudës, dënohet për çështje patriotike në vitin 1883 nga ana e Divani Harbit (Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua në vitin 1886 në Dinari Bekir, – Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetësh vdes. Disa vite më parë, më 1880 gjatë luftës kundër armikut, të dy vëllezërit e Tringës Zefi dhe Gjoni, mbeten të vrarë. Në këtë mënyrë Smajl Martini mbet pa djalë, përkatësisht pa trashëgimtar të drejtpërdrejt. Atëherë Tringa vendosi të mos martohet dhe u bë një virgjëreshë e betuar (burrneshë).

Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçiqit. Mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911.
Gazeta New York Times e ka etiketuar si “Zhan d’ Ark” shqiptare dhe eshte nga nga grate heroike me te njohura te Ballkanit.
Vdiq në 2 nëntor 1917, dhe u varros në tokën e familjes në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze shkatërroi varrin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here