Studiuesit e NASA-s po kërkojnë shpjegime për shiritat e pazakontë në rajonin malor të Siberisë Qendrore që janë regjistruar nga satelitët.

Një satelit i NASA-s mori linja të çuditshme që ngatërrojnë shkencëtarët, raporton 9news.

Fotot tregojnë rajonin në të dyja anët e lumit Markha në malet qendrore siberiane dhe u kapën nga Operacional Land Imager (OLI) në satelitin Landsat 8, transmeton Telegrafi.

Megjithëse efekti i pazakontë i vijave është i pranishëm gjatë gjithë vitit, ai është më i dukshëm në dimër, sepse bora nxjerr në pah modelin.

Një arsye tjetër, sipas gjeomorfologëve, mund të jetë natyra e tokës.

Në rajonet me ngrirje të përhershme shpesh ka të ashtuquajturat gelisole – toka që janë të ngrira në një thellësi prej 2 metrash edhe në verë. Kur ngrin dhe shkrin, shtresat e tokës përzihen dhe formojnë modele vertikale. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here